• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çudira nga Përmbarimi: I vdekur në Pogradec kërkon çelësat e pronës

by A R
14/06/2018 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” trajtoi problemin e katër familjeve nga Pogradeci, të cilat jetojnë që në 1986 në ambientet ndihmëse të ish-maternitetit të vjetër dhe një muaj më parë u ka ardhur urdhri nga përmbarimi për t’i liruar pronën pronarit.

Absurdi qëndron në kërkesën e përmbaruesit Julian Prifti, i cili citon se kërkuesi dhe kreditori është Sotir Krëste. Ndërkohë që Sotir Krëste ka dy vjet që ka ndërruar jetë.

Çelësat e shtëpisë banorët i dorëzuan tek varri i tij. Të njëjtën gjë rekomandoi duke qeshur edhe përmbaruesi Julian Prifti për kameran e Fiksit. Ai e pranon që ka bërë gabim në formulimin e kërkesës dhe se ata po të duan çelësat të shkojnë t’i dorëzojnë në një vend që quhet Gështenjas, ose rrëzë gështenjave, duke iu referuar varrezave të Pogradecit.

Julian Prifti, përmbaruesi privat jo vetëm ka bërë kërkesë për një të vdekur, por në kundërshtim me kodin e procedurës civile i ka bllokuar edhe llogaritë e bankës duke u mbajtur lekët e invaliditetit. Në mes lotësh banorët tregojnë për Fiksin që ky vendim do t’i nxjerrë ata në rrugë të madhe. Ky përmbarues vetëm pak javë më parë bllokoi dhe pensionet e invaliditetit. Për të bërë zhbllokimin e llogarive ju desh të ankoheshin në gjykatë dhe kjo e fundit t’i jepte të drejtë. “Ne jemi akoma nëpër gjyqe e këta duan të na nxjerrin jashtë. Vendimi i gjykatës është vendim gjykate, unë jam i gatshëm ta respektoj po ku ta gjej Sotir Krestën që na qenka kërkuesi e t’i dorëzoj çelësat. Ai ka dy vjet që ka vdekur”, shprehet Florian Menkshi, i cili është i gatshëm t’i dorëzojë dhe çelësat tek varri i të ndjerit.

Gjithashtu, banorët pretendojnë së këto ambiente ku ata jetojnë prej më shumë se 30 vitesh dhe kanë paguar edhe qiranë, nuk duhet të ishin objekt i vendimit dhe nuk duhet t’i ishin kthyer pronarit. Ato vërtet janë mbi truallin e ish-pronarit, por janë ndërtuar nga shteti si objekte ndihmëse për maternitetin.

Fiksi kontaktoi edhe përmbaruesin privat Julian Prifti. I pyetur për Sotir Krësten e pranon që ka dijeni se ka vdekur, madje ia bën me dorë në mënyre të tillë që të lë të kuptosh situatën absurde në të cilën ndodhet. Për kërkesën e bërë në emër të tij ai thotë se është gabim, por i parëndësishëm, pasi nuk ndryshon thelbin e problemit. Për përmbaruesin, banorët në këtë rast “le t’i dorëzojnë çelësat në Gështenjas, tek varrezat.” Sipas tij, pavarësisht gabimit, kërkesa tek ai është bërë nga njëri prej trashëgimtarëve. /b.d

Next Post
Merkel, nën kërcënimin e një konflikti qeveritar

Merkel, nën kërcënimin e një konflikti qeveritar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In