• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia/ Varësi nga rrobat e “Gabit”, psikiatrja: Brenda muajit trajtova 10 raste

by A R
25/06/2018 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekësia njeh një shumëllojshmëri varësish, por vitet e fundit në Shqipëri po evidentohet gjithnjë e më shumë varësia ndaj veshjeve të përdorura ose rrobave të “Gabit”.

Bruna është një 30-vjeçare nga Tirana. Varësia nisi rastësisht, hyri në një dyqan me rroba të përdorura dhe bëri disa blerje që e kënaqën.

“Pas dy ditësh mendova të shkoja sërish te dyqani, mos kishin sjellë rroba të reja”, tregon Bruna për TCH.

Me kalimin e ditëve nuk rrinte dot pa dalë njëherë nga dyqani.

“Kuletën e kisha bosh një ditë, nuk kisha për t’i blerë gjëra fëmijëve. Shkova në shtëpi për të marrë lekë dhe kur dola prapë, rastisa në një dyqan “Gabi”. Duhet të blija për fëmijët, por ndjenja ishte më e madhe dhe u futa në dyqan”, kujton Bruna.

30-vjeçarja tregon se gjendja po dilte jashtë kontrollit: “I kisha mbushur dollapet plot. Blija gjëra që nuk i vishja. M’u kthye në lakmi, në ankth. Shkoja përditë”.
Një shoqe i rekomandoi terapi me psikologë.

“Bëra disa seanca. Mora edhe barna për këtë ves. Tani e kontrolloj veten dhe qesh me veten se si munda të bija në këtë kurth”, thotë Bruna.

Një anketim i Komisionit Evropian gjeti se mbi 60% e shqiptarëve nuk blejnë dot rroba të reja. Por mjekja psikiatre thotë se duhet bërë dallimi mes varfërisë dhe varësisë.

“Ajo që përbën sëmundje është varësia që krijojnë femrat ndaj blerjeve të panevojshme. Aty nis ankthi. Ne i trajtojmë si të gjitha varësitë e tjera: droga, alkooli…”, shprehet Valentina Asabella.

Rastet sa vijnë dhe shtohen dhe kryesisht të prekura janë femrat.

“Brenda një muaji kam trajtuar 10 gra. Asnjëra nuk ka qenë e varfër, ishin në një nivel mesatar”, tregon psikiatrja./a.m.

Next Post
Gjobat për shqiptarët e Zvicrës, fushatë online për mbledhje fondesh

Gjobat për shqiptarët e Zvicrës, fushatë online për mbledhje fondesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com