• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia në Vlorë: Ka vilë, por jo rrugë për të dalë! Qytetari kërcen mbi makina (VIDEO)

by A R
13/09/2022 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë tek Vila Toto, për të folur me të zotin e saj, Luan Toto. Ai tregoi se vila është ndërtuar që në qeverinë e Fan Nolit.

“Shtëpia ime është ndërtuar nga gjyshi im që në qeverinë e Fan Nolit, e deri më sot jemi 6 breza që e trashëgojmë. Kjo vila është mbi 100-vjeçare e ndërtuar nga gjyshi im dhe e mirëmbajtur nga babai im që e njeh e gjithë Shqipëria, Qemal Toto. Kjo mund të jetë çereku i asaj që mund të më takojë mua”, tha denoncuesi.

Toto zotëron vilën, lokalin dhe lulishten. Por tani e kanë lënë pa dalje, pasi Bashkia i ka dhënë rrugën një biznesi për parkim. Më parë, Toto tha se i kanë marrë edhe 4 metra për trotuarin, pa e shpronësuar.

“Shteti më bëri këtë rrugë kalimi. Kërkoj që në hyrjen e shtëpisë sime të më japë rrugën që të hyj në shtëpi. I bie që të hipi mbi makina”, tha denoncuesi.

Luan Toto ka aplikuar për parkim në bashki dhe i thanë që është publik, por në fakt rezulton privat.

“Ky është parkim publik, kështu është thënë nga bashkia. Ndërkohë që tani po shitet, hidh 1 milion lekë thotë ai që ta marrësh. Shfrytëzohet nga privati. Kam aplikuar dy herë për parkim. Përgjigja e parë është kthyer që është publik për turizëm, për kalçeto, për popullin. Ky subjekti tjetër e përdor për privat. Është një karafil, trëndafil, ku di unë. E Zambak, ku e di si e quajnë, lule e ka dhe ai. Ai e ka pajisur me leje atje dhe mund t’i japë dhe të gjitha. Tani nuk e marr vesh, unë i Zoti i shtëpisë, të më vijë tjetri të më zerë derën këtu, unë të vritem me të tani”, tha Toto.

E vetmja gjë, që ky qytetar kërkon është rruga për ta dalë nga shtëpia dhe parkimet, që i takojnë si biznes. Ndërkohë biznesi në fjalë, një restorant nuk lejon parkimin e mjeteve të tjera përveç të klientëve të tij.

Qytetari: Çfarë bëre? Si je? Kush i ka këto këtu?

Kamarieri: Lokali!

Qytetari: Ëëë?

Kamarieri: Janë të restorantit.

Qytetari: Ta fus një çikë makinën aty poshtë pemës?

Kamarieri: Merr leje!

Qytetari: Pse çfarë ka?

Kamarieri: Janë të këtij.

Qytetari: Po mirë, e paguaj unë. Sa lekë bën? Vetëm mos ta lë këtu, se bëhet pis nga ato rrëshirat!

Kamarieri: Ja t’i them njëherë atij o vëlla! Ja një minutë!

Qytetari: Është kështu me lekë apo…?

Kamarieri: Është thjesht për restorantin.

Qytetari: Është thjesht për restorantin? E dha vetëm për klientët e vet ai?

Kamarieri: Eh, vetëm për klientët ndaj…

Qytetari: Hajt mo! Varja!

Qytetari takoi drejtorin e bashkisë Zambak Selmani dhe ai i thotë, se do ia japë servitutin dhe parkimin pas 2 aplikimeve dhe ankesave tek bashkëqeverisja.

Qytetari: Si kalove? Kërkesa ime dhe përgjigja e parë. Kjo është shkresa e dytë, që s’më ka ardhur një përgjigje.

Drejtori Zambak Selmani: Ju keni bërë ankesë tek “Bashkëqeverisja”?

Qytetari: Jo!

Drejtori Zambak Selmani: Nënvizimet, që do bëhen tek ju për parkim të parë, parkim me viza të bardha poshtë, do bëhet edhe 1 metërshi tek ju.

Qytetari: Jo, mua të më bëhet hyrja e shtëpisë, o vlla njëherë, pastaj…!

Drejtori Zambak Selmani: Po pra, 1 metërshi i hyrjes…

Qytetari: Po s’është 1 metër, se 1 metër është shumë e vogël. Rruga, sa është me ligj 1.80-2? Unë aq e mendoj.

Drejtori Zambak Selmani: Ok 1.80, 2.

Qytetari: Po!

Drejtori Zambak Selmani: Po tub ë 1.80, këto këtu nuk kanë shance, se ato do prishen këto këtu. Flasim me logjikë, kupton?

Qytetari: Po me 1 metër, nuk është e logjikshme. Unë tani, s’kam, pse toleroj më njerëzit. E kam të drejtën atje tek rruga. Besoj, se më takon edhe do e kërkoj!

Drejtori Zambak Selmani: Në moment, që këtu ka tolerancë, u parkua ky këtu, dhe këtu ka tolerancë, që ky të dali, unë ta bëj edhe 2 ore.

Qytetari: Del, del, del, del…

Drejtori Zambak Selmani: Ta bëj dhe 2 mo, ta bëj dhe 2.

Qytetari: Del, del, del…

Drejtori Zambak Selmani: Teknikisht, ta bëj dhe 2.

Qytetari: Ai del.

Drejtori Zambak Selmani: Vetëm mos prishen këto parkimet e para.

Qytetari: Jo, nuk prishen!

Drejtori Zambak Selmani: Do të ketë vende publik, dhe nuk do të jenë të gjitha privat.

Qytetari: Po! Unë jam një nga më të vjetrit aty në lagje.

Drejtori Zambak Selmani: Po!

Qytetari: Edhe unë nuk kam pat ndonjëherë ndonjë favor nga Bashkia e Vlorës. Unë ato parkimet e mia, kur do i marr? Ore unë thashë, ia jap komunitetit parkimet e mia. I paguaj unë. Do ia jap një këtij, një atij tjetrit, dhe një tjetrit vetëm nga inati do i marr unë parkimet.

Drejtori Zambak Selmani: Jo, jo!

Qytetari: Do ia jap komunitetit.

Drejtori Zambak Selmani: Kam mendim të kundërt.

Qytetari: Po kujt do ia jap? Do ia jap “Lungomares”.

Drejtori Zambak Selmani: O vllai im, e ke gabim ore! E ke për shfrytëzim biznesi.

Qytetari: Po do ia jap! Po do m’japësh 3 parkime ti mua? S’më bëjnë punë! Do t’ia jap Ervinit, do t’ia jap Edit, do t’ia jap tjetrit.

Qytetari: Sa parkime do marrim?

Drejtori Zambak Selmani: 6!

Qytetari: 6 parkime?

Specialistja: Do t’i lësh servitutin e kalimit këtij, dhe pastaj, sa vende ke atje do ta vizojmë me të bardha. Do bëjmë vijëzimin e këtyre 10 vendeve të parkimit, që këto janë veç nga të tjerët, dhe pastaj parkim për qytetarët.

Drejtori Zambak Selmani: Po!

Më pas shkon gazetarja e “Stop” në zyrën e Zambakut, po nuk e gjen aty, pasi është hapur fjala, se ka vajtur SPAK-u.

Gazetarja: Si jeni? Ku ndodhet zoti Zambak?

Punonjësja: Tek zyra!

Gazetarja: Këtu e ka zyrën? Apo është tjetra?

Punonjësja: Tek zyra tjetër!

Gazetarja: Se ishte kështu…, qenka hapur.

Punonjësja: Duhet të jenë me ato të SPAK-ut, më tha kjo lart, prandaj…

Gazetarja: SPAK-u?

Punonjësja: SPAK-u, SPAK-u!

Në telefon drejtori premtoi, se do t’i lihet rruga Vilës Toto dhe do t’i jepet pjesë nga parkimi 4 subjekteve, që operojnë aty.

Zambak Selmani: Aty janë 4 subjekte, që ushtrojnë aktivitetin, që janë pa parkim dhe kanë bërë kërkesën të katërta subjektet, për të marrë nga 3 vende parkimi.

Gazetarja: Subjekti më i afërt është Vila Toto. Banesa që është 100 e ca vjeçare.

Zambak Selmani: Po, do t’ju sqaroj për “Vilën Toto”. Dhe “Vila Toto”, do përfitojë parkim. Një pjesë e parkimit do të jetë publike për të gjithë qytetarët, një pjesë e parkimit do të jetë për bizneset, që ushtrojnë aktivitetin aty, pasi e kanë të pamundur të parkojnë.

Gazetarja: Pse nuk kanë përfituar deri më sot për parkimin Vila Toto.

Zambak Selmani: Sot ka qenë në zyrën time.

Gazetarja: Ka aplikuar që para 2 vitesh.

Zambak Selmani: Do të pajiset edhe “Vila Toto”.

Gazetarja: Me parkim?

Zambak Selmani: Po!

Gazetarja: Edhe me atë servitutin?Zambak Selmani: Po, po edhe atë servitutin, që kërkon 1 m, për kalimin e familjarëve të vet.

/a.r

Next Post
Komiteti i Energjisë, Balluku: Nuk ka vend për panik, s’do ketë as rritje çmimesh e as ndërprerje energjie

Balluku sqaron shprehjen: S'kam thënë kurrë që rrobat të lahen me 30 gradë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In