• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çudia në Elbasan, i vdekur prej 73 vitesh, por ‘jeton’ në zyrat e shtetit

by Java News
28/09/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka plot 73 vjet që ka ndërruar jetë, por figuron i gjallë. Më e keqja është se ai nuk mund të vdesë.

Nuk ekziston asnjë mundësi tashmë. I vetmi shans që ai të figuronte i vdekur ishte e bija e tij, sot 80 vjeçe.

Por edhe ajo i ka të humbura të gjitha betejat. Dhe kështu vitet ikin dhe ai ka mbushur 145 vjeç… Rasti i paprecedent vjen nga Elbasani. Bëhet fjalë për të ndjerin Mehmet Nurihana që iku nga kjo botë më 17.03.1945.

Ai u shua në fshatin Pajovë të Peqinit. Dhe i biri e varrosi atje. Mehmet Nurihana ishte një kafexhi i njohur në Elbasan. Ai banonte me familjen e tij në lagjen “Spajkore”. Kur shkoi në moshë të thyer i pëlqente të qëndronte tek i biri, hoxhë Hasan Nurihana (Shemja), që shërbente në Pajovë të Peqinit. Nuk iu nda djalit deri sa vdiq, shkruan infoelbasani.

Por, që nga ajo kohë ai nuk figuron i çregjistruar në librat e gjendjeve civile as në Pajovë, as në Elbasan, as në arkivat e rrethit apo arkivën qendrore, transmeton infoelbasani.al. E bija e tij, Faika Nurihana (Zaimi), ka disa vite që përpiqet që babai ti prehet i qetë shpirti. Është intersuar kudo, në gjendje civile, në fshat, në qytet, në Elbasan , në Tiranë.

Por jo. I kanë thënë se babai i figuron i gjallë. Në vitin 2012 vendosi ti drejtohet Gjykatës së Elbasanit. Madje kapi edhe avokatë. Por në fund çështje u pushua dhe vendimi i gjyshit ishte se ai mbetet i gjallë!

“Nuk di çfarë të bëj. Ku nuk kam shkuar. Jam 80 vjeçe dhe ditët i kam të numëruara. Por babain nuk mund ta shpall të vdekur. Ne fëmijët po ikim një e nga një, por ai figuron i gjallë. Shkova në fshat, pyeta në gjendjen civile. Më thanë është gjallë. Pyeta të moshuar atje që mund ta mbanin mend. Por kur vdiq ai ata kanë qenë shumë të vegjël. Pyeta në Elbasan. Është gjallë më thanë. Shkova në Arkivën e Shtetit. Dhe atje më thanë që jeton. Kur marrin certifikatat familjare,ai figuron i gjallë në trungun familjar. Hapa një proces gjyqësor dhe harxhova edhe disa para. Unë jam pensioniste dhe merret mend sa para kam. Por në fund gjykata më tha se nuk fiton. Babai nuk mund të vdesë. Një prej atyre më këshilloi që të shkoja në fshat, të vendosja një gur varri me foton e babait dhe të gdhend shkronjat e lindjes dhe vdekjes me shifra romake. Nuk di çfarë të bëj më shumë. Tani po mendoj që ti kërkoj 73 vite pension se ai është gjallë. Atëherë ndoshta më japin të drejtë këta.” E moshuara nuk e beson se nuk gjen zgjidhje. “Do përpiqem edhe njëherë për herë të fundit. Ndoshta fitoj sa jam me frymë. Në mos ai mbetet përjetësisht i gjallë”./a.ç

Next Post
Ancelotti ,pas turpërimit nga PSG: Ishte formacioni im

Ancelotti ,pas turpërimit nga PSG: Ishte formacioni im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspozimi i fëmijëve në diell, mjekja ndan këshillat: Shmangni orët e nxehta, përdorni krem mbrojtës me filtër të lartë dhe…

Ekspozimi i fëmijëve në diell, mjekja ndan këshillat: Shmangni orët e nxehta, përdorni krem mbrojtës me filtër të lartë dhe…

August 13, 2026
Kamioni përplaset me barrierat, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt

Kamioni përplaset me barrierat, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt

August 13, 2026
Fiken plotësisht vatrat e zjarreve në Drenie, Emergjencat po i mbajnë nën monitorim në rast riaktivizimi!

Fiken plotësisht vatrat e zjarreve në Drenie, Emergjencat po i mbajnë nën monitorim në rast riaktivizimi!

August 13, 2026
Drejtori i “TV Alsat” në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete, hetime për shkaqet!

Drejtori i “TV Alsat” në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete, hetime për shkaqet!

August 13, 2026
Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

August 13, 2026
Video/ Plas sherri mes gjimnazistëve te “Sami Frashëri”, godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Nga sherri te plumbat | Zbardhet konflikti në Tiranë, 10 persona të përfshirë

August 13, 2026
Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

August 13, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Gusht 2026

August 13, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kush e rrahu Nenad Raškovićin?

August 13, 2026
Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com