• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia me apartamentin e shitur dy herë: Blerësi i parë fiton gjyqin, i dyti certifikatën!

by A R
16/10/2025 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për çështjen e shitjes dy herë të apartamentit në Skelë të Vlorës, në një regjistrim me kamera të fshehtë nga emisioni “Stop” në Tv Klan, noterja Cenaj u përpoq të shmangte përgjegjësinë duke thënë se kontrata e vitit 2022, ishte në rregull pasi ajo kishte dhënë hipotekën.

Por në fakt vendimi i gjykatës e shpalli kontratën e vitit 2022 si të pavlefshme. Noterja e kishte shitur apartamentin në vitin 2014, pa e regjistruar në regjistrin e posaçëm.

Denoncuesi: Fejziu na ka prurë këtu, e di noterja. I kam çuar letrat atje, e di noterja…

Noterja Luljeta Cenaj: Fejziu, që e hodhi lumin që vajti tek noteri, e ka shumë gabim po ta ka thënë këtë gjë… Unë e di shumë mirë situatën me atë se më thirrën në Prokurori. Vjen ai me koshiencë të plotë këtu dhe thotë ma verifiko pak pronën, e verifikoj vetë unë, më del e pastër. Tani, që paska ai një listë, që këtë ia paska shitur edhe një tjetri, e mban vetë përgjegjësinë, shkon në burg dhe mimimumi e ka 13 vjet, po kësaj nuk i intereson të shkojë ai në burg, do lekët e saj ose shtëpinë.

Në një tjetër takim, këtë herë me gazetarin e programit, noterja pranoi se kishte bërë gabim duke mos regjistruar kontratën e vitit 2014.

Gazetari: Tani, pse është shitur 2 herë dhe pse nuk është regjistruar në regjistrin e veçantë shitja e parë?

Noterja Luljeta Cenaj: Të përgatitem unë me kërkesën tuaj…

Gazetari: Po s’ka përgatitje, është ligj, është regjistri i 2014-ës, e ke detyrim ta regjistroje shitjen e parë sepse ia ke shitur tjetrit dy herë dhe ke nxjerrë këto probleme dhe s’e kuptoj që është bërë denoncim në prokurori dhe ju jeni këtu në punë akoma. Si është shitur dy herë? Pse s’është regjistruar kontrata e 2014-ës?

Noterja Luljeta Cenaj: Atëherë, të lutem ma lër me shkrim, të nxjerr të githë dokumentet?

Gazetari: Po çfarë dokumentesh? Më kupton? Tjetri ka marrë certifikatën e pronësisë që ka blerë në vitin 2022. Automatikisht, atë çfarë ke shitur në 2014-ën nuk e ke regjistruar. S’do as laps, as kalem, as ndonjë kohë të madhe për t’u përgatitur. Do ishte më e ndershme, ta quaje si gabim njerëzor dhe të riktheheshe çdo gjë në situatën, që duhet të jetë…!

Noterja Luljeta Cenaj: Nuk është gabim njerëzor…

Gazetari: Po çfarë?

Noterja Luljeta Cenaj: Atëherë, është me shitje paraprake që nuk është regjistruar në hipotekë, edhe kaq, se…

Përballur me faktet, ndërtuesi Fejzi Malaj premtoi se do t’i kthente paratë Lefterisë, por më pas nuk iu përgjigj më telefonatave.

Gazetari: Ai thotë për ty, ti thua për atë, por janë dy familje që digjen këtu.

Ndërtuesi Fejzi Malaj: Po mirë do e zgjidh unë vetë me të. Tani, a mund të më thuash, kush të është ankuar ty?

Gazetari: Z. Malaj, këta blerësit e 2022-shit.

Ndërtuesi Fejzi Malaj: Tani, ky e ka me certifikatë. Në qoftë se ky nuk e do hyrjen dhe e ka me merak, unë ia kthej lekët. Të më japë certifikatën dhe të mbarojë punë dhe e di unë, se çfarë bëj me atë hyrjen. Ma kalo mua, t’ia jap lekët dhe mirupafshim! Po s’e kam problem fare, se vjen ma merr tjetri atë apartamentin. Në qoftë se e ka me merak ky, ia kaloj lekët në numrin e llogarisë të tij siç i ka derdhur edhe të më japë certifikatën e shtëpisë!

Gjykata e Vlorës i dha të drejtë blerësit të parë dhe shpalli të pavlefshme kontratën e vitit 2022, por prokuroria, pavarësisht kallëzimeve për shitje të dyfishtë, nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Next Post
Shkretëtira e shqiptarëve

"Albin Kurti populist, s'ia hap rrugën Ramës", Robelli: Përdorin bashkimin kombëtar për vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In