Një skenë e çuditshme, e vështirë për tu shpjeguar ka ndodhur në Sarandë, ku një grua ka hyrë në shtëpinë e një burri me zor, dhe nuk pranonte të dilte nga andej.
Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, në Sarandë, ku 58-vjeçarja N. Sh., banuese në qytetin jugor, është futur dhe ka qëndruar pa pëlqimin e tij, në banesën e shtetasit G. N., 46 vjeç, banues në Fier.
Pavarësisht insistimit të tij që gruaja të largohej, kjo e fundit u ul në divan dhe nuk ikte.
Në këto kushte 46-vjeçari kërkoi ndihmën e policisë, ku vetëm pas ndërhyrjes së uniformave blu, gruaja u largua nga banesa.
Burime nga policia i thanë Noa.al, se G.N., gjatë marrjes në pyetje, deklaroi se as nuk e njihte gruan dhe as nuk e dinte se pse i kishte hyrë në banesë.
Nga ana e saj edhe gruaja, nuk ka pranuar të japë arsye mbi motivet e këtij veprimi.
Për shkak të situatës së paqartë, për veprime të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë.