• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia, djali i vdiq para 19 vitesh por nuk e çregjistron dot…

by A R
02/11/2017 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni BOOM solli denoncimin e zotit Zihni Vojka, banues në Sukth, i cili prej 19 vitesh ka një problem që ende nuk ka marrë zgjidhje.

Në vitin 1999, Zihniut i vdes në spital djali 4 muajsh. Në datën 15.05.1999 foshnja, Mariglen Vojka, del nga spitali i vdekur.

Pas disa muajsh, i ati shkon tek Gjendja Civile për të ç ‘regjistruar djalin por aty i thonë se ka kaluar afati që duhet të bënte çregjistrimin.

Ka 19 vite që djali i zotit Zihni ka humbur jetën, por ende në certifikatën familjare rezulton i gjallë.

Denoncimi: E kam shtruar fëmijën në spital në vitin 1999 dhe ai ka jetuar 4 dite dhe ka vdekur. Shkova që ta çregjistroj dhe me nxjerrin probleme dhe më thonë që ke korrigjuar skedën e vdekjes, dhe unë duhet të shkoj në gjykatë, pse duhet të shkoj unë në gjykatë?

BOOM shkoi tek Zyra e Gjendjes Civile të Njësisë Administrative Sukth.

Punonjësja thotë se e njohin si problem por çregjistrimi nuk bëhet me fotokopjen e skedës së vdekjes pasi duhet origjinalja. Për më tepër çregjistrimi duhet të bëhet vetëm me vendim gjykate.

Gazetarja – Përshëndetje! Kemi ardhur për një shqetësim që ka qytetari, sepse i ka vdekur fëmija në vitin 1999 dhe nuk i çrregjistrohet nga Gjendja Civile në Sukth.

Gjendja Civile Sukth – Po.

Gazetarja – Ne duam të dime,pse nuk çrregjistrohet fëmija?

Gjendja Civile Sukth – Shiko tani, problemi i fëmijës ne kemi kohë, jemi njohur me këtë problem dhe në momentin që ka ardhur zotëria për çrregjistrimin është një fotokopje.Një skedë vdekje fotokopje, gjë që ne nuk na lejohet të bëjmë çrregjistrim me fotokopje të skedës. Duhet skeda origjinale, në bazë të ligjit.

Gazetarja – Ku mund ta marrim?

Gjendja Civile Sukth –Ajo merret vetëm te mjeku ligjor.

Qytetari- A i kam korigjuar unë dokumentat? Unë dua të kem fëmijën shëndoshë e mirë.

Gazetarja – Çfarë duhet të bëjë qytetari në këtë rast?

Gjendja Civile Sukth – Vetëm vendim gjykate.

Qytetari –Të shkoj edhe në gjykatë unë? Po kam rast vdekje oj, janë tu më dal ment. Ç’a të pres? Të bëj letra përditë unë?

Po të kishte lekë për të hapur gjyq zoti Zihni do ta kishte bërë, por ai nuk ka mundësi ekonomike.

Pra teorikisht punonjësit e Zyrës se Gjendjes Civile e dinë që ky fëmijë nuk jeton më edhe pse vazhdojnë të japin një certifikatë që ai është gjallë.

Pra për sa kohë që nuk hapet gjyq, fëmija do të rezultojë i gjallë në çdo dokumet, ky është një absurd shqiptar.

Nëse nuk hapet asnjëherë gjyq ndoshta ky do jetë rasti unik që një person të rezultojë i gjallë edhe pas 200 viteve.

Next Post
Trafikuan drogë me vlerë 4 mln stërlina, 25 vite burg 4 shqiptarëve

Trafikuan drogë me vlerë 4 mln stërlina, 25 vite burg 4 shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In