Telashet për banorët e Fushë-Krujës nuk kanë të mbaruar.
Pasi u izoluan për shkak të ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka asnjë hyrje dalje me rrugën e vjetër, tashmë banorët e këtyre zonave duhet të paguajë një taksë 2 euro nëse kalojnë në rrugën para një hoteli.
Qytetarët kanë denoncuar Hotel Europa Park, që me apo pa bekimin e institucioneve, me apo pa të drejtë i tarifon 2 euro, po aq sa është taksa e rrugës Thumanë-Kashar.