Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, vazhdon të figurojë si kryetar i Komunës së Graçanicës në versionin shqip të faqes zyrtare të kësaj komune.
Edhe pse kanë kaluar dy vjet prej kur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Graçanicës, për t’u emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë e Mustafës, zyrtarët komunalë nuk i kanë azhurnuar të dhënat në versionin shqip të ueb-faqes zyrtare, citohet Koha.
Pos profilit të kryetarit të komunës që është i pasaktë, në këtë ueb-faqe edhe drejtorët i përkasin një qeverisje tjetër, e jo të kësaj që udhëhiqet nga Vladeta Kostiç. (b.an)