• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi i përgjigjet Ademit: Të sjelli projekte për të marrë fonde

by A R
22/09/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda këtij viti do të ketë një ligj të ri për financat e qeverisjes vendore, një ligj që sipas ministrit të Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor do të forcojnë kapacitetetet menaxhuese të bashkive si edhe decentralizimin fiskal.

Ministri sqaron për “Dita”se drafti po përgatitet nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe pritet të forcojë ndjeshëm implementimin e një prej reformave më të rëndësishme, asaj administrativo-territoriale.

Ministri Bledi Çuçi i përgjigjet në distancë edhe akuzave të ardhura nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për mungesë të mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore. Ministri sugjeron kryebashkiaken të sjellë projekte të zhvilluara për të përfituar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, të forcojë mbledhjen e taksave, si edhe të ndjekë shembullin e Bashkisë së Tiranës për të gjeneruar të ardhura në të mirë të qyetarëve.

“Të flasim se si janë ndarë fondet për bashkitë dhe sa kanë marrë bashkitë e djathta. Duhet të dini se fondet kryesore që vijnë nga buxheti i shtetit për bashkitë ndahen me një formulë shumë transparente që bazohet kryesisht tek numri i popullsisë dhe madhësia e bashkisë. Por për të qenë më sqarues po ju ilustroj me shembullin e buxhetit të bashkisë së Tiranës dhe asaj të Shkodrës.

Buxheti i bashkisë së Tiranës financohet vetëm në masën rreth 12-15% nga fondet e buxhetit të shtetit ndërsa pjesa tjetër vjen nga taksat lokale të vetë bashkisë Tiranë. Ndërsa buxheti i bashkisë së Shkodrës në mbi 60% financohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër gjenerohet nga taksat lokale. Do të thotë se një menaxhim i mirë i të ardhurave lokale lejon bashkitë që të mos jenë të varura nga pushteti qendror.

Për t’iu rikthyer edhe një herë pyetjes që shtruat ju sikurse edhe pretendimeve të artikuluari rishtazi nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës,  për shpërndarje të padrejtë të fondeve. Fondi i Zhvillimit të rajoneve, është një fond që fitohet në bazë të konkurencës dhe nëse sillen projekte të  një cilësie të dobët, nuk do të ketë përfitim.

Për vitin 2015-2016 bashkia e Shkodrës, ka përfituar nga buxheti i qeverisë, një fond prej 5.8 miliardë lekë nga të cilat, 1.878.302.722 lekë për zonat urbane nga programi për Rilidjen Urbane dhe 3.954.562.862  lekë për investime në fshat. Ndërsa për të njëjtën periudhë, një tjetër bashki e majtë, siç është rasti i bashkisë Vlorë, është mbështetur nga qeveria me një fond prej 2,786,515,693 lekë.  Një dëshmi e qartë se akuzat e  për diskriminim të bashkive të djathta nga ana e qeverisë, nuk qëndrojnë”, shprehet ministgri Çuçi.

Ministri zbulon se në funksion të kësaj praktike, shumë shpejt do të nisë edhe një trajnim për të gjithë kryetarët e bashkive dhe adminsitratorëve për t’i orientuar ata në forma inovative të menaxhimit të bashkive dhe rritjen e të ardhurave përmes bashkëpunimit me biznesit dhe donatorët.

Next Post
Brovina inat me PDK-në, ulet tek deputetët e pavarur

Brovina inat me PDK-në, ulet tek deputetët e pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In