Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina edhe në seancën e sotme është ulur tek vendet e deputetëve të pavarur.
Brovina ngjashëm ka vepruar edhe në seancën e 1 shtator.
Veprime të tilla të deputetes së PDK-së janë marrë pas përgjimeve të publikuara, në të cilat ish-shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie e kishte quajtur atë ‘idiote’, citohet Express. (b.an)