• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi në Përmet e Këlcyrë: Mandatin e tretë duhet ta marrim të vetëm, pa partiçka nëpër këmbë

by A R
04/04/2021 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në Përmet e Këlcyrë. Bashkë me dy kandidatet e tjera të PS-së, Mirela Kumbaro e Kjara Adhami, Çuçi ka kërkuar mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij nuk diskutohet që PS-ja do të vijojë qeverisjen për një mandat të tretë, por do duhet tha Çuçi, që ne të marrin shumicën për të mos u detyruar të bëjmë koalicion me subjekte të tjera.

“Partia Socialiste është partia që do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë. Por ne nuk duam vetëm kaq. Ne duam të vazhdojmë qeverisjen pa patur nevojë për forca të tjera që të na pengojnë dhe ta ulin shpejtësinë me të cilën po ecim për Shqipërinë e të ardhmes. Duhet të punojmë të gjithë bashkë këto 20 ditë që të nxjerrim çdo njeri, çdo familjar, çdo koleg e të afërm për të votuar në 25 prill që asnjë votë të mos shkojë dëm për shkak të neglizhencës”, tha Çuçi përpara banorëve në Përmet.

“Mbyllini sytë për një moment në datën 24 prill dhe mendoni dy alternativat. Bëjeni këtë ushtrim dhe të jeni të bindur se do të zgjoheni dhe do merrni me vetë këdo që del përpara atë ditë e do ta çoni në kutinë e votimit”, shtoi më tej Çuçi. Sipas tij mbështetja për Partinë Sociliste e ka burimin tek ekipi i kandidatëve dhe modeli i qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore që PS ka treguar në këto vite.

Gjatë takimit me banorët në Këlcyrë, Çuçi risolli në vëmendje insistimin e tij që ky qytet të mbetej bashki më vete gjatë reformës territoriale.

“Ai projekt që në vendosëm në 2015 është një realitet që na bën krenarë të gjithëve. Ky realitet nuk mund të bëhej i tillë nëse ne nuk do të vazhdonim të qeverisnim Shqipërinë dhe Këlcyrën. A e mbani mend çka qënë Këlcyra para disa vitesh? Më thoni në 30 vjet çfarë kanë bërë qeveritë për Këlcyrën? Kishte humbur identiteti. Sot po të mos ishte ai insistim dhe vizion që kemi pasur për Këlcyrën, ky qytet do të ishte thjesht një njësi administrative e Përmetit”, tha Çuçi.

Duke u ndalur te kundërshtarët politikë në këto zgjedhje Çuçi tha se ata janë një alternativë e viteve ’90.
“Kush është alternativa sot. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Fatmir Mediu, Dash Shehi. Asgjë e re nuk ka ardhur në këto zgjedhje”, deklaroi kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i socialistëve në Gjirokastër.

Next Post
By-Pass-i i Vlorës hapet në nisje të sezonit turistik / Balluku: Punimet u vonuan për shkak të rrëshqitjeve

By-Pass-i i Vlorës hapet në nisje të sezonit turistik / Balluku: Punimet u vonuan për shkak të rrëshqitjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In