• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi në një fabrikë në Lushnje: Indrustria e agropërpunimit një nga shtyllat kryesore që të mbështetet me fonde

by Java News
07/09/2019 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fabrikë e përpunimit të prodhimeve bujqësore operon prej disa vitesh në tregun vendas e të huaj dhe ka produkte që eksportohen në Europë dhe SHBA. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi vizitoi në Lushnje biznesin.

Ai tha se indrustria e agropërpunimit është një nga shtyllat kryesore që do të vazhdojë të mbështetet me fonde përmes Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD.

“Ne do t’i japim përparësi sektorit të agropërpunimit. Është një nga sektorët që në të gjithë botën ka bërë ndryshimin në prodhimin bujqësor. Krahas promovimit të serrave apo sektorëve të tjerë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, për ne agropërpunimi është gjithashtu një nga shtyllat e rëndësishme për të patur një rritje cilësore të prodhimit bujqësor. 

Ky biznes ka aplikuar edhe në programin IPARD dhe besoj se do të jetë i favorizuar”, tha ministri Çuçi.

Ministri u ndal edhe  tek vështirësitë e këtyre bizneseve për të gjetur fuqi punëtore, ku kjo i frenon të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet. Ministri tha se ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt.

Në fabrikën e përpunimit të prodhimeve bujqësore  punojnë rreth 150 vetë. Ky biznes ka kontrata furnizimi me mbi 200 fermerë të zonës së Myzeqesë. Stimulimi i industrisë agropërpunuese në vend është një nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë dhe krijon edhe shumë vende të reja pune.

g.kosovari

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Horoskopi javor, 9 shtator deri 15 shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com