• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi në Durrës: Situata paraqitet më e qetë. Banorët të kenë pak durim, do shkojmë në çdo banesë

by Java News
01/12/2019 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Bledi Çuçi deklaron se tashmë situata paraqitet më e qetë në Durrës, duke shtuar se “duhet të bëjmë sa më shpejt dhe sa më me cilësi vlerësimet e dëmeve”.

“Mbyllëm fazën e parë të vështirë të rikuperimit, nxjerrjen nga rrënoja, nga banesat e shkatërruara, tani nis faza tjetër më e vështirë për kohëzgjatjen dhe ekspertizën që kërkon. Tashmë grupet e verifikimit po rriten përditë, përditë kemi inxhinierë që na vijnë nga vende të ndryshme të botës, duke i miksuar me inxhinierë shqiptarë po formohen grupe që ndodhen në terren, thirrje për gjithë banorët të Durrësit dhe jo vetëm: të kenë pak durim se do shkojmë në çdo godinë, banesë për të verifikuar shkallën e dëmtimit. E kuptoj padurimin e tyre, gjithkush do vlerësim kompetent, edhe grupet do shtohen, shumë shpejt do konstatojmë të gjithë banorët që u janë dëmtuar ndërtesat. Kemi filluar prishjen, vetëm sot vetëm në Durrës kemi nisur me gjashtë ndërtesa, prishja është pak proces kompleks, ka pallate që duhen prishur me shumë kujdes, kemi raste që ka nisur prishja sot është ndërprerë do fillojë prapë nesër. Pjesa e prishjes është vënë në rrugë të drejtë, të mbarë dhe shumë shpejt këtë fazë, këtë etapë do ta kalojmë me sukses”, u shpreh ai në një lidhje direkte në Top Channel.

I pyetur mbi sistemimin e njerëzve në hotele, ministri tha:

“Padiskutim ne vetëm këtu në Durrës kemi shumë të strehuar në hotele, vetëm në hotel janë 1500 banorë ndërkohë që edhe për kërkesat e tjera po marrim masa, para një ore isha në Shijak nga aty u nis një autobus me 45 persona për në një hotel në Shkodër. Ky proces po disiplinohet”.

Çuçi u pyet edhe mbi shembjen e godinave, në një kohë kur duket se prokuroria ende nuk ka fotografuar/fiksuar dhe dokumentuar provat përkatëse.

“Prokuroria ka rrugën e vet. Ne po prishim godina që janë rrezik për gjithë komunitetin. Po prishen godina që rrezikojnë jetën e banorëve, kalimtarëve, ka banesa që kanë dhe shkollë aty afër. Prokuroria ka grupin e saj, nëse ka një vendim për të mos prishuar banesat, ne jemi në rregull. Këto prishen pas një ekspertize të plotë profesionale nga inxhinierë”. /tch/

Next Post
“Nëne, ça po bën këtu?”/ Për 5 orë para Bashkisë së Durrësit pa asnjë zgjidhje, ironizon e moshuara: Pres të martohem!

"Nëne, ça po bën këtu?"/ Për 5 orë para Bashkisë së Durrësit pa asnjë zgjidhje, ironizon e moshuara: Pres të martohem!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com