• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çuçi në Divjakë: Produkti bujqësor shqiptar është në ditët e tij më të mira

by A R
06/06/2019 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Çermë të Divjakës ku mori pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të një prej kompanive më të mëdha në vend për tregtimin e farërave dhe imputeve bujqësore. ‘Alba Seed’ furnizon me impute dhe farëra të ndryshme mbi 1500 fermerë në zonën e Myzeqesë.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni ministri Çuçi vlerësoi gjithashtu faktin se për herë të parë në vend kjo sipërmarrje ofron ndër të tjera edhe shërbim konsulence për fermerët, si dhe testim paraprak të farërave dhe efektit të imputeve në kulturat bujqësore.

“Kjo është një lëhtësi e jashtëzakonshme për gjithë fermerët e Myzeqesë dhe jo vetëm. Partneriteti i saj me dy prej kompanive më të mëdha të eksportit të prodhimeve bujqësore shqiptare është një tjetër element i suksesit të kësaj sipërmarrje. Prej janarit të këtij viti ka hyrë në fuqi heqja e TVSH-së për imputet bujqësore. Ky vendim që ne morëm do të ketë efekt të drejtpërdrejt tek fermerët; do të thotë ulje e kostove dhe rritje e prodhimit”, tha ministri Çuçi gjatë fjalës së tij.

Më tej ai theksoi se produkti bujqësor në Shqipëri është në ditët e tij më të mira. Vetëm gjatë vitit të kaluar u eksportuan drejt vendeve të BE-së rreth 300 mijë ton produkte bujqësore. Synimi ynë tha ministri, në këtë fazë, nuk është vetëm të rrisim sasinë, por të perfeksionojmë më tej cilësinë.

Next Post
Marrëveshje Real-Chelsea, 146 milionë euro për Hazard

Marrëveshje Real-Chelsea, 146 milionë euro për Hazard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com