Në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se deklaratat e sotme e Presidentit Ilir Meta ishin absurde.
“Presidenti mund të dalë dhe të thotë që anuloj Kushtetutën e Shqipërisë, edhe të thotë jam mbreti i Shqipërisë, por kjo nuk mund të ndodhë. Sot presidenti i vuri shqiptarët para një dileme doni të jeni me Amerikën dhe BE, apo me mua. Ajo ishte gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë”, tha Çuçi.
g.kosovari