• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi dënon deklaratat e Metës në TV grek: E paprecedentë që Presidenti të qahet tek fqinji për kryeministrin!

by Java News
18/06/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesuesi i PS në qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi ka reaguar ashpër pas intervistave te Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta dhe deputetit të LSI Vangjel Tavo në intervistat e dhëna nga këto të fundit në kanalet televizive Greke. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, z. Çuçi thekson se në asnjë vend të botës nuk ndodh që Presidenti të ankohet për kryeministrin e vendit të tij në një shtet fqinj.

Gjithashtu, ai nuk kursen replikat me deputetin Tavo ku vë në dukje se ankesat për presion të policisë ndaj minoritarëve grekë ai nuk i ka bërë asnjëherë të ditura në Shqipëri por i përdor ato veçse për retorike përpara zgjedhjeve.

Më poshtë postimi i plotë i z. Çuçi: 

“Eshtë e pabesueshme që Presidenti i zgjedhur të qahet në një televizion fqinj për kryeministrin e vendit, duke fajësuar haptaz kryeministrin Edi Rama për faktin se ai është i pari që ka guxuar të flasë hapur me fqinjët për çështje të bartura mes vendeve.

Kjo gjë nuk ndodh në asnjë republike në botë dhe është e paperceptueshme për mua, që për më tepër kam asistuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS kur Edi Rama kërkoi vote unanime për Ilir Metën President, si dhe kërkoi të ishin të pranishëm në seancë të gjithë ministrat, edhe pse nuk kanë të drejtë vote, por në respekt të një aleati e presidenti të ri të Republikës.

Pyes veten se çfarë borxhi i ka ky vend apo ky popull Ilir Metës, që të na tregojë në sytë e fqinjeve si një vend problematik e popull me “bisht”?! Cfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga ky vend dhe nga ky popull, se nuk po them nga socialistët pasi intervista e tij më ka bërë të ndjehem keq si shqiptar, jo thjesht si socialist.

Nuk dua të hyj fare në konfliktin që Ilir Meta ka ndezur brënda vendit për hesap të partisë së tij, por eksportimi i këtij konflikti jashtë Shqipërisë, në vendin fqinj, është vërtetë e tepërt! Eshtë fyerje kombëtare sipas meje dhe sipas shumëkujt që më ka shprehur me një ndjesi skandalizimi përshtypjen për këtë veprim të pajustifikueshem të Presidentit të ri.

Të flasësh pas kësaj për deputetin Tavo që në një tjetër televizion grek, qahet në të njëjtën dite me Presidentin, për Policinë Shqiptare se po bëka presion mbi minoritaret, ndërkohe që këtë se ka thënë askund në shqip, mund të jetë e tepërt. Por në këtë qarkun tonë, kjo ngjan ca si shumë e tepërt për të qënë e rastësishme!

Kaq shumë i dhemb zotit President partia e tij sa Shqiperia nuk i hyn më në sy fare dhe është gati ta “shesë” për dy pare spec tek komshinjtë?!

Nuk e di pergjigjen, por di që Gjirokastra dhe Shqipëria duhet të mendohen shumë shumë mirë në 25 Qershor. Sepse për Presidentin mund të ketë kohë të marrim vesh çfarë e ka gjetur, por për Shqiperinë nuk ka asnjë kohë për të humbur me këdo që e ka te lehtë ta djegë atë si jorganin për një plesht! ” /a.ç

Next Post
Presidenti i Brazilit akuzohet se drejton organizatën më të madhe kriminale në vend

Presidenti i Brazilit akuzohet se drejton organizatën më të madhe kriminale në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com