• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çrregullime ankthi dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojmë mjekimet që merrte Alma Arrazi

by Java News
08/05/2024 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në media, është bërë publike një recetë që mjeku neuropsikiatër nga Shkodra Gjon Preçi ka lëshuar për qytetaren Alma Arrazi, që ditë më parë u hodh bashkë me tre fëmijët në lumin Buna, një ngjarje që po mban ende të shokuar opinion publik.

Mjekja psikiatre, Valentina Asabella, shpjegon se në recetën e bërë publike janë përshkruar dy antidepresivë dhe 1 anksiolitik.

“Antidepresivi i parë Escitalopram që është shkruar me emrin tregtar Citoles. Ne e përdorim për çrregullimet e ankthit. Është edhe Mitrazapina, e përshkruar me emrin tregtar në recetë Calixta, që ne e përdorim edhe për të trajtuar çrregullimet e ankthit, por të shoqëruara me pagjumësi rebele që është pagjumësi prej ditësh e padominuar nga terapia që ne përdorim për gjumin.

Në recetë është shkruar edhe Sedoxili që mjeku e ka përdorur në recetë si terapi mbështetëse. Të treja këto trajtojnë një çrregullim ankthi me pagjumësi rebele. Por duke qenë antidepresivë, me antidepresivë ne trajtojmë edhe trauma të ndryshme, pra çrregullime ankthi si rezultat i një traume apo shumë faktorëve që e shkaktojnë atë.

Nëse do ta kisha ndjekur rastin konkret, pra nëse do isha unë mjekja që do kisha dhënë recetën mund të flisja më gjatë për arsyet apo gjithçka i përket ngjarjes së rëndë. Nëna është ajo mburoja e familjes dhe sidomos e fëmijëve dhe që asnjë nënë të shtyhet deri në vrasjen e fëmijëve është një akt i cili, më falni, por nuk gjej dot shpjegim”, thotë Asabella./m.j
Next Post
Ftesa e Ramës/ Rithemelimi i hapur për negociata me PS për reformat: E diskutojmë kur ta sjellin propozimin në Kuvend

Ftesa e Ramës/ Rithemelimi i hapur për negociata me PS për reformat: E diskutojmë kur ta sjellin propozimin në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com