• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cristiano Ronaldo/ Ja si e ka bërë trupin , mjeshtri i sportit

by Java News
24/04/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në saje të zellit të madh dhe mënyrës asketike të jetesës, futbollisti i famshëm i Portugalisë ka arritur statusin e njërit ndër sportistët më të përgatitur të të gjitha kohëve.Ronaldo ka arritur në “Old Traford” nga Sportingu i Lisbonës si 18-vjeçar. Ai thotë: “Më kujtohet kur për herë të parë kam dëgjuar fëmijët duke i thonë njëri-tjetrit: “A e keni parë se çfarë bëri? Ky tip është bishë”.

“Fillova të dëgjoja vazhdimisht, madje edhe nga trajneri, pastaj gjithmonë dikush del dhe thotë: “Po, por është turp që është i hajthëm dhe nuk ka muskuj”.

“E vërtetë, kam qenë i hajthëm, nuk kam pasur muskuj. Kur i kam pasur 11 vjet e kam ditur që jam shumë i talentuar, dhe atëherë kam vendosur të punoj dhe të stërvit edhe më shumë se të tjerët.”“Kam filluar të ikja natën nga krevati për të stërvitur, bëhesha gjithnjë e më i madh dhe më i shpejtë. Derisa ecja nëpër terren, njerëzit flisnin: ‘Ai është aq i hajthëm’, atëbotë më shikonin mua sikur të ishte fundi i botës.”

Nuk është më sekret që Ronaldo – i cili ka setin vetjak të rrobave të brendshme – kalon orë të tëra në palestër në mënyrë që t’i japë formë trupit të vet, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, si arriti saktësisht portugezi deri te ky transformim? Trajnimet e intensitetit të lartë janë çelësi i të gjithave. Djaloshi, të cilin e shihni shpesh në foto, punon pesë herë në javë.

“Në palestër bëj shumë ushtrime, madje edhe sprint. Mund ta përfshini në treningun tuaj, qoftë të jeni në palestër, qoftë në ambient të hapur“Përpiquni ta përfshini në çdo trening të cilin e bëni, por nuk jeni të detyruar të kufizoheni në treningun në palestër.Ronaldo shton: “Bëni ushtrime kudo që mundeni. Në dhomën tuaj të gjumit mund t’i bëni absolutisht të gjitha ushtrimet kur zgjoheni në mëngjes apo pra se të shkoni në krevat. Nëse mësoheni me rutinën, do ’ju bëhet shprehi”.

Trupi i skalitur – Ronaldo, për pjesën e sipërme të trupit bën përkulje të trupit dhe bench press. Ky është çelësi i dukjes së supeve dhe shpinës së tij.Stërvitjet e barkut, përkuljet anësore dhe përdorimi i topit mjekësor janë shkaktarët përse Ronaldo i ka ato pllaka të dallueshme.

Ronaldo madje shet edhe setin e tij vetjak prej 350 funtesh “Abs Fit” dhe “Tëin Body Fit”, për të cilin thotë që ndihmon në trening për muskujt e barkut, bicepsët dhe trecepsët.

Ajo që Ronaldon e dallon nga të gjithë është që nuk konsumon alkool. Ai thotë: “Forca mendore është njësoj e rëndësishme si edhe forca fizike”.Ushqimi i balancuar është i rëndësishëm, mirëpo Ronaldo theksin më të lartë e vë në marrjen e proteinave.Rregullisht ha peshk dhe në restorante përpiqet të porosisë kotëletë dhe sallatë. Mirëpo, ushqimi i Lisbonës bacalhaubraz – përzierje e bakalaros, qepës, patates së prerë hollë dhe omëletës – është ushqimi i tij i preferuar.

Ai thotë se ha ushqim me proteina të larta me përplot karbohidrate nga pemët integrale, perimet dhe shmang ushqimin e ëmbël.“Hani rregullisht. Mirëpo ushtroni rregullisht, është me rëndësi të mbani nivel të lartë të energjisë në mënyrë që trupi juaj të ketë më shumë energji për ushtrime të mira. Ndonjëherë ha deri në gjashtë racione të vogla në ditë në mënyrë që të sigurohem që kam energji të mjaftueshme për çdo trening të nivelit më të lartë”.

Ronaldo kalon shumë kohë të lirë duke u relaksuar në shtëpi me të dashurën Georginën, fëmijët Cristianin Junior, dhe me binakët dhjetëmuajsh Eva dhe Mateo dhe me beben Alan Martine.

Ronaldo thekson që stili i qetë jetësor i ndihmon shumë që të jetë i fuqishëm edhe fizikisht edhe mendërisht.Kohën e lirë e kalon me familjen dhe miqtë, gjë që e qetëson dhe atëherë mendon pozitivisht. Gjumi i rregullt është njësoj i rëndësishëm.

“Unë shkoj herët në shtrat dhe zgjohem herët, aq më parë para garave. Gjumi u ndihmon muskujve që të këndellen gjë që vërtet është me rëndësi”, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

 

Next Post
FOTOT/ Jo më kot e ndjekin 6.6 milionë persona…

FOTOT/ Jo më kot e ndjekin 6.6 milionë persona...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

August 4, 2026
Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

August 4, 2026
‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com