• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Cristiano Ronaldo, CR7, “urinon” SHQUP-in

by
02/06/2015 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ Lajm i fundit dhe i konfirmuar.

Nëse mendoni se në Shqipëri njerzit ushqehen vetëm me politikë, kjo është e gabuar. Nëse kjo do të ishte ëndrra e politikanëve, në fakt ky do të ishte makthi i tyre nëse kuptojnë sesa indiferentë janë qytetarët ndaj politikës që i ushqen. Dhe nëse dikush gjykon se Shqipëria fillon dhe mbaron tek spotet elektorale apo tek vetë fushata, mendon shtrembër edhe nëse rri drejt. Dhe ky është në fakt një lajm i i keq po aq saç mund të jetë dhe një lajm i mirë. Prova? Shihni në site të ndryshme on line (dy fjalë të huaja në një gjysëm fjalie…) dhe do të gjendet prova e lajmit të mirë/keq. Shihni cilët janë lajmet më të lexuar gjatë një dite, një e martë tersi për politikën:

Më shumë se premtimi i Kryeministrit Rama në Cërrik se uji i pijshëm apo vaditja do të jetë prioritet, shqiptarët sot, të martën terse, pra, ishin të interesuar të dinin mënyrën e drejtë të gatimit të makaronave. Zbulimi se deri më tani makaronat janë gatuar gabim i ka tronditur lexuesit.

Por ka dhe më keq se kaq. Madje shumë më keq. Më shumë se për estradën qeveritare që denoncon nga Gjirokastra kryetari i opozitës zoti Basha, shqiptarët janë të interesuar për faullin e rëndë moral që bëri Cristiano Ronaldo duke lëshuar lëngjet e tij në rrugë. Lexuan me habi, indinjatë, njëlloj sikur CR7 të ishte çliruar tek oborri i SHQUP-it, faktin se ai nuk kishte duruar dot kur kishte dalë nga një lokal mbrëmjeje në Saint Tropez. Pa e vrarë mendjen se ku SHQUP-i në Tiranë, ku plazhet andej matanë.

“Do ta bëjmë Bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë të shërbimit dhe të punësimit në nivel kombëtar. Do të kemi një prioritet të veçantë në bashki dhe një fond për nxitjen e punësimit dhe për formimin profesional”, premton Meta në Vorë i bindur se kandidati i majtë Luan Sallaku do të jetë fitues në garë. Por në Shqipëri duket se janë më të interesuar të dinë se çfarë duhet bërë para gjumit. Nga respektimi i orarit të pizhameve e deri tek fikja e celularit.

Javanews.al është gjithashtu një provë për këtë lajm. Kur në rrjete nisi të udhëtojë fotografia e kandidates së Durrësit Grida Duma, së paku fotoja që pretendohej se ishte e shpinës së saj, gjashtë-shtatë lajmet më të lexuara të site-s ishin ato që kishin të bënin me zonjën në fjalë. Dukej sikur shqiptarët kishin nisur sportin popullor të të folurit pas krahëve.

Eshtë lodhje e qytetarëve? Eshtë indiferencë? Eshtë shenjë se diçka duhet të ndryshojë? Meqë populli nuk ndryshon dot, duhet ndryshuar ndoshta mënyra sesi bëhen lajmet.

Ja ku i keni shembujt nga tre site, JavaNews.al, Top Channel dhe Balkanweb.com. Gjithkush mund të gjykojë vetë edhe pse gjithmonë ka qenë vetë i gjykuar dhe nën gjykim.

LAJMET ME TE LEXUARA NE JAVANEWS.AL

javanews

LAJMET ME TE LEXUARA NE TOP CHANNEL

top channel

LAJMET ME TE LEXUARA NE BALKANWEB

balkanweb

Next Post

Të kesh turp nga  tatuazhet “e dashurisë”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In