• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

by A R
10/06/2024 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocione pafund. Strategjia e marketingut dhe e komunikimit do të ketë në fokus shpërbilmin e klientëve besnik si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët e rinj, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e politikave kryesore të bankës.Disa projekte të mëdha verore do të sjellin në vëmendje bashkëpunimin e veçantë mes dy markave lider në fushën e industrisë bankare si Credins bank & Mastercard. Në prag të kampionatit Euro2024,  nje tjeter marrëveshje që do të sjelle bashkëpunime të rëndësishme dhe prestigjoze është ai mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Credins bank, ku Credins tashmë do të jetë sponsor zyrtar i Kombëtares së Futbollit. Konceptualisht e gjithë strategjia është hartuar për të ndërthurur tipologji të ndryshme fushatash komunikimi mbi produkte & shërbime bankare specifike, evente artisike, aktivitete sportive, të cilat do të vijnë në shumë dimensione sa shpërblyese po aq edhe argëtuese për të gjithë shqiptarët e veçanërisht për klientët e Credins bank. Bashkëpunimi me partnerë startegjikë do të bazohet në asocimin e vlerave respektive si në nivel biznesi, ashtu edhe atë njerëzorë.

‘Melodi’ ishte fushata e parë e lancuar nga Credins bank & Mastercard, e cila çeli siparin e projekteve verore. Fushata u bazua në shpërblimin e klientëve besnik të cilët përfituan 20% ulje për biletën e koncertit live ‘Motiv i Jetës Time’ të kantautorit të mirënjohur Alban Skënderaj. Një koncert që mirëpriti më datë 6 qershor, në stadiumin Air Albania rreth 24 mijë admirues të baladave hit si dhe shumë performancave të tjera artistike, të mbështetura zyrtarisht nga Credins bank & Mastercard.  Këtij koncerti fillimisht i parapriu, një tjetër event ‘Meet & Greet’, ku të gjithë fansat klientë të Credins & Mastercard, patën mundësinë të takonin live idhullin e tyre për të bërë foto, marrë autografe dhe kaluar të tjera momente të bukura. ‘After Party’ ishte një tjetër mbremje private dhe mjaft speciale e cila përmbylli të plotë këtë event.

‘Të dua Shqipëri’ është slogani i projektit me të cilin Credins bank do të mbështesë Kombëtaren Shqiptare përgjatë gjithë Euro2024. Një projekt dinamik që bazohet në një miks bashkëveprimi aktivitetesh, fushatash si:

Lancimi  i fushatës ‘Kështu e do Shqipëria’ me në fokus komoditetin dhe rëndësinë e të paguarit me kartën Credins Mastercard, vjen me një larmi ngjyrash që ndërthurin kulturën shqiptare mes tradicionales dhe asaj moderne. E gjithë fabula është një folk situatash të ndryshme ku në vëmendje sjell tiparin karakteristikë të vendit tonë bujarinë. Lancimi i saj i  parapriu atmosferës së bukur të kampionatit, ku Credins do të jetë sponsor zyrtar i ‘FunZone’, në sheshin Skënderbej. Credins & Mastercard do të shpërblejë klientët besnik, të cilët do të kenë mundësinë të shijojnë dhe përfitojnë dhurata të ndryshme, lojra të bukura mjaft interaktive që do të zhvillohen përgjatë muajve Qershor & Korrik.

I gjithë ky mekanizëm, do të ketë një mbulim të plotë mediatik, duke përdorur kanalet e komunikimit, në mënyrë që audienca të jetë sa më e përfaqësuar dhe e informuar ne kohë reale. Përvec rëndësisë që Credins ju ka kushtuar ketyre projekteve,  një fokus të veçantë kanë patur edhe dizenjimi kreativ komerciale si në aspektin komunikues ashtu edhe në atë  marketues. Gjithmonë duke bashkëpunuar me agjenci kreative profesionale, Credins edhe këtë vit vjen për publikun me një stil komunikimi mjaft modern, dinamik dhe shumë rinor, por duke miksuar njëherazi edhe anën tradicionale.

E pranishme dhe aktive në eventet më kryesore të vitit, Credins sot është një nga ato institucione që di të tregojë vlerat dhe rëndësinë që ajo ka për politikat e përgjegjësisë sociale, si në fushën artit, sportit, turizmit, inovacionit, ekonomisë, etj, të cilat Credins i konsideron si një obligim moral ndaj komunitetit në të cilin operon prej 21 vitesh.

Next Post
25-vjetori i Çlirimit, Blair: Vendimi për të ndërhyrë ishte i duhur, të qëndrojmë pranë Kosovës

25-vjetori i Çlirimit, Blair: Vendimi për të ndërhyrë ishte i duhur, të qëndrojmë pranë Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In