• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CRCA: 1500 fëmijë të pashoqëruar. “Shqipëria ka një sistem inekzistent të mbrojtjes së minorenëve”

by A R
19/12/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shifra alarmante e dhënë pak ditë më parë nga Avokati i Popullit, z. Igli Totozani se në Itali gjendeshin plot 1505 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar në qendra pritje (shifër e referuar deri më 31 tetor), pothuaj s’ka bërë ndonjë përshtypje të madhe në publik. Ky i fundit, mësuar me thagma politike dhe skandale për çdo ditë, për këtë shifër s’ka reaguar ose i është dukur krejt e pranueshme ose më keq akoma e zakonshme. Në fakt, sipas statistikave të vendit fqinj: Fëmijët shqiptarë të pashoqëruar zënë rreth 9.5 % të atyre fëmijë që kanë shkuar të pashoqëruar në Itali dhe ata po renditen të tretët pas fëmijëve të ardhur prej Egjiptit dhe Gambias!

Të gjitha këto statistika të frikshme u nxorën pas një udhëtimi që disa përfaqësues dhe ekspertë nga institucioni i Avokatit të Popullit zhvilluan në Itali. Në fakt, qysh herët, strukturat që merren me të Drejtat e Fëmijëve e kanë përcjellë si problematikë.

Përveç kësaj, jo thjesht media dhe struktura të ndryshme nuk e kanë trajtuar këtë problem, porse ngaqë është e përsëritur dhe për më tepër është e frikshme, ashtu si referohet, e bën të gjithë situatën për fëmijët e pashoqëruar gati alarmante. Shqipëria përballet me problematika të mëdha të shërbimit, për shkak të shumë kushteve. Primare mbesin ato ekonomike, kurse nuk mund të mënjanohen dhe papërgjegjshmëritë e prindërve për të gjetur rrugë të shkurtra për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Vetëm se kjo është tejet e tepruar.

Javanews ka pyetur drejtorin e CRCA (Qendra e të Drejtave të Fëmijëve), institucionin që ka apeluar vazhdimisht për problematikat e fëmijëve. Altin Hazizaj është shprehur se kjo situatë është e shprehur shpesh dhe në shtrirje kohore nga institucioni i tij.

“Nuk më bëjnë habi shifrat e publikuara nga mediat dhe autoritetet italiane në lidhje me fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë të pashoqëruar. Ky është një fenomen “i vjetër” tashmë, dhe si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato italiane kanë qenë të pazonja për t’i gjetur një zgjidhje këtij problem madhor. Shqipëria në kushtet aktuale që është dhe me një sistem thuajse inekzistent të mbrojtjes së fëmijëve, gjithmonë do të lerë një numër të lartë të fëmijëve pa mbrojtje dhe kujdes. Sa për ta ilustruar, Ministria e Mirëqenies planifikon që të marrë në mbrojtje dhe kujdes vetëm thuajse 900 fëmijë në nevojë përgjatë vitit 2017. Krahasojeni këtë me shifrën nga burimet italiane dhe del e qartë sesa pak bën shteti shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve”.

Po cili është përgjegjës për këtë situatë shteti shqiptar dhe a mund të konsiderohet se Reforma Territoriale nuk mundi të lehtësonte situatën…Për këtë ka përgjigje të ndryshme, por për drejtuesin e CRCA-së, fajtore mbeten strukturat e Pushtetit Lokal.

“Në këtë drejtim përgjegjësi direkte mbajnë Kryetarët dhe Kryetarët e Bashkive në të gjithë Shqipërinë, që ende edhe sot e kësaj dite nuk financojnë asnjë shërbim në komunitet për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj këtyre fëmijëve të rrezikuar. Nga ana tjetër nuk mund të përjashtoj nga përgjegjësia edhe Ministrinë e Mirëqenies që pavarësisht kërkesave tona ende nuk ka gjetur një mekanizëm efikas të mbështetjes dhe financimit të shërbimeve që sot ofrohen në Shqipëri vetëm nga shoqëria civile për këta fëmijë, ndërkohë që shume elefantë të bardhë (ndërtesa pa fëmijë dhe shtëpi fëmijësh) qëndrojnë bosh ose me një numër shumë të vogël fëmijësh dhe që e vërteta ka treguar që ato janë edhe vetë dhunuese të fëmijëve”.

Po cili duhet konsideruar si fajtor dhe a ka ndonjë zgjidhje?! Duket se e vetmja gjë është gjetja e një moduli të përbashkët, pikërisht ajo që mund të ndryshojë diçka. Por, kjo nuk bëhet vetëm me aktorët lokalë, por edhe me ndihmën e Shoqërisë Civile dhe faktorëve të tjerë.

“ Ka ardhur koha që Ministria, Bashkitë së bashku me shoqërinë civile të bien dakord për një strategji të re të shpërndarjes dhe mbështetjes së shërbimeve në nivel lokal dhe kombëtar”.

Ky ishte një nga faktet që i përballën Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani, kur mori kontakte të drejtpërdrejta me shtetasit shqiptarë që vuanin dënimin në shtetin fqinj. Ata do t’i ankoheshin se ndiheshin krejtësisht të braktisur nga strukturat e shtetit shqiptar, por edhe se nuk gjenin shpresë në politikat e ndërmarra. Ky është edhe thelbi i sqarimit të institucionit që merret me të Drejtat e Fëmijëve. Shteti është shumë pak i pranishëm në problematikat e fëmijëve. (Javanews)

 

Next Post
Konflikti në Sauk, sherr midis grupeve rivale për tavolinat VIP

Operacion ndërkombëtar/ Goditet në Shqipëri banda e trafikut të drogës, 19 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Rritet paga minimale, eksperti tregon kush përfiton e kush del i humbur

January 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

1 ndër 10 votues të Trumpit janë sot të zhgënjyer nga ai

January 8, 2026
Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

January 8, 2026
Merr vëmendjen e mediave italiane ndarja nga jeta e Shpat Kasapit: Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti kardiak

“Shpat Kasapi e parandjeu fatin e vet”, përlotet halla e këngëtarit: Brendia e tij ishte ndryshe…

January 8, 2026
Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

January 8, 2026
Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

January 8, 2026
Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

January 8, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

January 8, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

January 8, 2026
Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

Lumi Erzen çan argjinaturën: Evakuohen banorët në Katund të Ri, 2500 hektarë tokë nën ujë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In