• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’punë ka Salianji të drejtojë grupin e PD-së?

by Ylli Pata
11/01/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ervin Saljianji  ka shprehur hapur ambicjen e tij për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të PD-së, duke pasur si atu politike qëndrimin e tij që nuk është më një kundërshtar i Sali Berishës, por kritik i Enkelejd Alibeajt.

Saljanji, Grida Duma, por edhe disa deputetë të tjerë të PD-së, pas 6 marsit kanë shprehur hapur një lloj hapjeje ndaj foltores, duke sulmuar lidershipin e Lulzim Bashës, sa arritën që të sigurojnë dorëheqjen e tij.

Por aksioni i tyre, asnjëherë nuk pati një qartësi politike në Partinë Demokratike, për të arritur një vendim strukturash për grupin parlamentar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, e pas këtyre zgjedhjeve ai është konstituuar nga vendimet e forumeve të PD-së.

Në një sistem si i yni, ku deputetët vijnë nga listat e mbyllura, nuk ka logjikë që vendimet e mëdha të merren nga grupi parlamentar, edhe pse ky institucion është më legjtimi dhe më i rëndësishmi në nivelin politik.

Në Britaninë e Madhe, kryesisht Partinë Konservatore, grupi parlamentar ka shumë kopetenca. Kjo vjen, edhe si pasojë e mënyrës së zgjedhjes; deputetët zgjidhen me sistem mazhoritar, ku fitojnë direkt mbështetjen e elektoratit. E sit ë tillë ata kanë fuqinë politike të bazës ër të ndikuar në vendimet e partisë.

Në këtë rast, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nuk ka asnjë mundësi statutore që të prishë ekuilibrat olitikë nga humored e deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, është nomenklaturë direkte e kryesisë apo Këshillit Kombëtar të PD-së.

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ndoshta do të duhej që strukturat e partisë të bënin një rifreskim apo rivotim të organeve drejtuese, por këtë nuk se e kërkoi as Duma, as Saljanji, megjithëse ata ndryshuan qëndrimet e tyre ndaj Sali Berishës.

Të paktën në shtator të vitit të shkuar, kur nisi sesioni i ri parlamentar, mund të kërkohej një votbesim në strukturat e Partisë Demokratike në lidhje me Enkelejd Alibeajn, i cili është kryetari i komanduar i partisë dhe kreu i grupit parlamentar, i votuar nga kryesia e PD-së. Që të largohet Alibeaj, duhet një vendim i kryesisë, për shkarkimin e tij, pasi grupi parlamentar nuk është gjë tjetër veçse një përfaqësim politik i PD-së.

Megjithatë, në këtë rast, kemi foltoren, grupin e Alibeajt, dhe “grupin e zjarrit” apo “të të rinjve” të cilët kërkojnë të marrin në dorë vulat e reja, duke shfrytëzuar marrëdhëniet “fluide”. Gjithsesi nuk është legjitim, përveçse një rikthim në struktura, apo një referendum tek anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët kanë zgjedhur në vitin 2021 Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi.

Ervin Saljanji realisht nuk ka asnjë lidhje me drejtimin e grupit parlamentar. Ai, siç edhe deputetët e tjerë, do të duhet të kërkojnë mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Një forum, ku edhe Saljanji është anëtar, por që realisht ka pas 8 janarit që nuk i njeh më këto forume.

Ndershmërisht, do të duhej që si Grida Duma, apo edhe si Agron Gjekmarkaj e Flutura Açka, të cilët kanë mbajtur një qëndrim trans mbi dy pjesët e PD-së. Pasi tashmë është e qartë, o je me Alibeajn, o me Berishën. Saljanji, duket qartë se i përket Foltores.

Next Post
“Nëse e pranojnë Kosovën…”/ Daçiç: Ai qëndrim as nuk mendohet të ndryshohet!

"Nëse e pranojnë Kosovën..."/ Daçiç: Ai qëndrim as nuk mendohet të ndryshohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In