• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’pritet të ndodhë në PD? Berisha dhe grupi i tij ‘zbarkojnë’ sot në selinë blu, Basha i pret me dyert mbyllur

by Java News
08/01/2022 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tentativave të njëpasnjëshme për të hyrë dhe marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot një protestë para selisë blu, në formë presioni ndaj Lulzim Bashës, të cilit i kërkon të largohet bashkë me lidershpin.

Protesta e thirrur prej tij do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen simpatizantët e Berishës për të hapur më pas dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas dështimit të 5 janarit, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.

Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se protesta do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa.

Në media kanë dalë foto të dyerve të blinduara brenda në seli, ndërsa dje, Report Tv me gazetaren Danjela Maloku bënë një inspektim se si paraqitet situata në seli. Çdo derë e selisë është e mbyllur me çelës ndërsa xhamat janë të veshur me adezivë duke mos lejuar të shihet asgjë nga brenda.

Nga ana tjetër, masa ka marrë edhe Kryeministria. Ndonëse protesta është thirrur të mbahet në seli, kryeministria ka ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.

Për atë se çfarë pritet të ndodhë sot me partinë më të madhe opozitare në vend, të dyja palët kanë nga një skenar. Ditën e djeshme, pas dyerve të mbyllura të selisë së PD, Berisha tha se sot ata do të nxjerrin Bashën me ‘pekule’ dhe ‘mjete teknik e paqësore’. Por edhe pse foli për protestë paqësore, Berisha paralajmëroi për pasoja shumë të rënda për ‘mercenarët që shoqërojnë Bashën’.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha reagoi pas këtyre deklaratave ku i kërkoi demokratëve të qëndrojnë larg, teksa paralajmëroi se Berisha ka mobilizuar trafikantë e kriminelë për dhunë. Ishte sekretari i përgjithshëm  PD i cili përmendi edhe emrat e këtyre personave, Petrit Mustafa dhe Fatjon Dautaj, që sipas tij janë dënuar për vrasje dhe trafik droge në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë Basha ka theksuar se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.

Konflikti Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Monika merr surprizën e shumëpritur, piloti i saj i zemrës vjen brenda shtëpisë

VIDEO/ Monika merr surprizën e shumëpritur, piloti i saj i zemrës vjen brenda shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com