• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’po ndodh me brezin e ri?

by Artur Ajazi
27/03/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ç’po ndodh sot me brezin e ri ? Sapo del nga shtëpia, e para gjë që sheh janë veprimet , deformime, sjelljet anormale, të djemve dhe vajzave që ikin për shkollë pa libra, duke pirë cigare dhe tymuese elektronike aromatizuese, dhe lloj-lloj dëmtuesish të tjerë shëndeti. Dita nis me këtë tabllo të zymtë,qejfprishur, tek sheh që në mëngjes lokale të mbushura plot djem dhe vajza, shkollarë dhe studentë, tek rrufisin kafenë, alkoolin, cigaren, madje dhe hashashin, dhe një masë e madhe e opinionit publik që rri e vështron. Edukata e tyre është ZERO.

Sjellja e tyre është anormale. Formimi i tyre është më pak se gjysmak. Shkollimi i tyre, është katastrofik, thuajse të gjithë janë të fokusuar tek celulari, dhe besoj se, nuk dinë as të shkruajnë e lexojnë. Artikulimi dhe komunikimi i tyre është “standard”, aq sa të vjen ndot kur i dëgjon. Në shkolla, mësimin e bëjnë kryesisht mësuesit me eksperiencë pune mbi 20 apo 25 vjet. Kjo pasi mësuesit dhe mësueset e reja, “falë mungesës së profesionalizmit të tyre” nuk i bëjnë dot “zap”, adoleshentët e hazdisur. Ç’po ndodh, ku po vemi, ku po shkojmë me këtë brez të rritur pa kontroll, që nuk mësojnë, nuk shkollohen, që e para gjë që bëjnë në jetë, është blerja e një celulari, pirja e cigares, hashashit, alkoolit, sherret mes tyre apo grupimeve të tjera brënda apo dhe jashtë shkollave. Duhet gjetur fajtori ?

Natyrisht fajtori mund të gjendet në familje, në klasa, në stafin e mësuesve, në grupim e shokëve dhe shoqeve që ata kanë. Edukimi i tyre nuk bëhet me fjalime dhe referate. Pse rrimë dhe bëjmë sehir, se si po degradojnë të rinjtë, se si nuk po shkollohen, se si sillen keq me moshatarët e tyre, stolat, zbukurimet dhe reklamat e rrugëve, se si shkulin pemët dhe shkatarrojnë investimet e bashkive. Pse jemi bërë kaq pasivë ndaj sjelljeve të tyre, mungesës së edukatës tyre ? Sheh dhe dëgjon vajza qysh në 9 -vjeçare, apo dhe gjimnaziste, tek flasin me fjalorin më banal, që do ta kishte zili dhe një mashkull. Stolat e lulishteve dhe parqeve, mbushen sot jo nga pensionistët, por nga djem dhe vajza që rrinë në fb, në rrjete sociale, që thithin tymueset, ngacmohen dhe shahen mes tyre, duke degraduar në shere dhe deri vrasje. Shpesh bëjmë fajtor prindin, shpesh bëjmë fajtor edhe mësuesin në shkolla, apo grupimet shoqerore. Defekti nis nga në fakt nga familja, dhe vazhdon në shkolla.

Si mund të menaxhojë një mësues situatën dramatike në klasa apo oborre shkollash, kur në 34 vjet, nga dikasteri Arsimit kanë dalë e ndërruar dhjetra rregullore që zbehin maksimalisht autoritetin, emrin dhe dinjitetin e mësuesit, dhe i japin gjithmonë të drejtë nxënësit të paedukatë dhe huligan ? Mësuesit në shkolla duhet të maten mirë, para se të qortojnë nxënësit në klasa, duhet ti flasin atij madje edhe me “delikatesë”, për të mos i prishur “qejfin dhe humorin”, ndryshe ai ankohet në drejtori, tek “fiksi” apo “stopi”, dhe mësuesi fluturon nga puna. E çfarë arritëm ? Asgjë.

Kjo situatë ka vite që vazhdon, por duhet ndryshuar urgjentisht. Nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim dhe dëgjojmë, fjalorin rrugaçesk të djemve dhe vajzave në korridore dhe oborre shkollash, lokale, parqe dhe lulishte, dhe të themi “ç’më duhet mua, nuk është fëmija im”.

Figura e mësuesit në shkolla është zbehur, dinjiteti i tij është përdhosur, aq sa nxënësit arrijnë deri atje sa grushtohen në klasa, oborre të shkollave dhe stafi shkollës ka frikë të nderhyjë. Sa raste dramatike kemi patur në këto 34 vjet, sa nxënës na janë plagosur dhe vrarë, dhe mos duhet të mjaftohemi vetëm me mbylljen e tik-tokut vallë ? Jo, duhet nderhyrje urgjente me masa drastike, duke nisur nga një rregullore e re dhe e veçantë, që rikthen autoritetin e mësuesit, drejtuesit, pedagogut.

Duhet me urgjencë të sanksionohen masa shtërnguese ndaj nxënësve që shfaqin sjellje huliganiste. Duhet të ndëshkohen ata dhe prindërit e tyre.

Boll kemi patur viktima në shkolla. Ka ardhur koha të mos jemi sehirxhinj, por të flasim dhe angazhohemi të gjithë në betejën e madhe për të patur nesër, një rini të edukuar, të shëndetshme, dhe të aftë për të përballuar sfidat e jetës. Ndryshe kemi humbur të ardhmen e këtij vendi.

Next Post
“Vetëm 20 persona e takojnë”, gazetari gjerman zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

"Vetëm 20 persona e takojnë", gazetari gjerman zbulon detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madh në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madh në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

February 17, 2026
Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In