• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’përmbante Raporti i Dick Marty që ndezi polemika të mëdha mbi Kosovën dhe lidershipin politik të saj

by Java News
07/11/2020 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dick Marty është i sigurt: Shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK-së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë. Në fillim të Raportit të tij (Pikat 1-20, Faqe 1-4) ai përsërit të njëjtat akuza si në raportin e tij të parë që u publikua me 11 qershor të vitit 2007.

Përfundimi i Marty-t: Të gjithë përpiqen të fshehin krimin. Gjatë konferencës për shtyp ku Marty prezantoi raportin e tij një gazetar e pyeti: “Çka të fshehin?”, “dëshmitë natyrisht”, iu përgjigj Dick Marty. “Cilat dëshmi? Ju nuk i keni ato, prej nga jeni i sigurt se ato ekzistojnë», e pyeti një gazetar tjetër. Pas një pauze, Marty me një lehtësi: “Do t’i gjemë ato”. Deri atëherë, durim pra.

Shqiptarët, të mllefosur

Qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë reaguan plot mllef. Akuzat e Marty-t nuk paskan të bëjnë me zbardhjen e plotë të rastit në fjalë, por bëhet fjalë, sipas tyre, për një intrigë të përgatitur mirë nga “antishqiptarët”. Presidenti shqiptar Bamir Topi di më shumë: “Raporti i Dick Marty-t është i stimuluar nga ultrancionalistët serbë», tha ai para medieve shqiptare.

Edhe opozitari i së majtës shqiptare Edi Rama nuk ka mendim ndryshe: “Kësaj radhe edhe unë jam me mendimin e Berishës se Dick Marty është një sharlatan”.

Hashim Thaçi, i cili drejtpërsëdrejti akuzohet nga politikani zviceran, kërcënoi se do padisë autorin e raportit. “Marty duhet shpejtë të sjell fakte për këto akuza, përndryshe duhet të llogaris me një padi penale”, kështu ishte mesazhi nga Prishtina.

Administratori i parë në Kosovë Bernard Kouchner është skeptik ndaj raportit zhurmëmadh. Eksponentë të  NATO-s dhe SHBA-ve demantuan konstatimet e Marty-t gjoja të kenë qëndruar indiferent ndaj hetimeve të rastit së “shtëpisë së verdhë”.

Më qartë në këtë kontekst u deklarua dje zëdhënësja e EULEX-it në Prishtinë Christina Herodes: “Pas një hulumtimi të gjatë të rastit hetuesit e EULEX-it nuk gjetën dëshmi në “shtëpinë e verdhë”, të cilat do të konfirmonin akuzat rreth kontrabandimit me organe njerëzish». «Nuk është diçka sensacionale që hetuesit nuk kanë gjetur gjë», kundërshtoi Carla del Ponte. Pse? Sepse: «Kosova është fëmija e dashur e SHBA-ve», tha ajo në një intervistë me të përditshmen zvicerane nga Berna «Der Bund». Pra ajo lenë të kuptojmë se SHBA- të janë ato që pengojnë zbardhjen e të së vërtetës?

“EULEX nuk bën punën si duhet”?

Edhe më interesant është pjesa e dytë e raportit. 176 “konkludime” përbëjnë pjesën e dytë të raportit të juristit “të pavarur e të drejtë” – siç u kualifikua ndo do miqtë të tij nga Tiçino. Kemi të bëjmë me një xhungël thash-e-thëniesh, të cilat nga profesionistët e jurisprudencës nuk do të pranoheshin as si indikacione.

Megjithatë ai parashtron aty disa pyetje (Pikat 85 – 77), të cilat kërkojnë vëmendje: Në qoftë se EULEX dhe instancat tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri paskan hulumtuar në mënyrë të rregullt rastin dhe paskan ardhur në rezultate përmbyllëse, atëherë pse këto nuk i kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare e publike në Këshillin e Evropës, në parlamentin e saj, pse ato nuk ia janë dorëzuar po në të njëjtën formë siç bën Dick Marty Komisioneve të OKB-së për të drejtat e njeriut e të ngjashme?

Tragjikomike në këtë aspekt – ku Marty ka plotësisht të drejtë – është edhe fakti se EULEX madje ka edhe një lloj përgjegjësie ndaj KE për një gjë të tillë.

Dick Marty tha edhe vetë: ai nuk ka fakte. Shtëpia e verdhë ende nuk është prishur. EULEX dhe NATO apelojnë tek Marty që të mos merret me provokime. Qeveritë shqiptare kanë përshtypjen sikur spekulimet e këtij lloji ndikojnë në destabilizimin e politikave të brendshme e të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore dhe parasëgjithash, ato ndikojnë shumë në bllokimin e dialogut të iniciuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Dihet publikisht që Dick Marty ka kontakte miqësore me personalitete të caktuara e qeveritare në Beograd. Megjithatë nuk ekzistojnë fakte konkrete – siç pretendon presidenti shqiptar – që Dick Marty për hir të interesave miqësore me serbët të ketë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Ndoshta përpiqet presidenti shqiptar të imitojë Marty-n dhe operon njëjtë si ai: me thashetheme.

Shumë zhurmë për asgjë? Spektakël. Nuk besojmë. Pasojat që tani janë të dukshme. Disa nga vendet perëndimore, të cilat kanë lidhje miqësore me Kosovën, kanë filluar t’i rishqyrtojnë lidhjet e tyre me shtetin e ri, e sidomos me elitat e saja politike./AlbInfo

g.kosovari

Next Post
“Na tërhoqi dhe na shtriu përtokë, më prishi imazhin në…”/ Dy parukiere dhe shoqet e tyre i shkulin flokët njëra-tjetrës

"Na tërhoqi dhe na shtriu përtokë, më prishi imazhin në..."/ Dy parukiere dhe shoqet e tyre i shkulin flokët njëra-tjetrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com