• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’pati Berisha që sulmoi kandidatin potencial për president të SHBA?

by Ylli Pata
30/09/2022 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Debati te Fevziu pas intervistës së ambasadores Yuri Kim, mori një drejtim paksa surreal, duke kërkuar “qëndrime të reja” apo “zhvillime të freskëta”.

E për ta komplikuar situatëm shërbeu qëndrimi skeptik apo edhe kritik i Baton Haxhiut ndaj disa prej deklarimeve të ambasadores amerikane.

E siç ndodh shpesh, kur i marrin pikëpamjet e Batonit si ato të Ramës, u shoshit me një vrull më të madh, teza e “ndryshimit të qëndrimit amerikan në lidhje me politikën shqiptare.

Zelli për ta qasur takimin e ambasadores së SHBA me Ilir Metën si një “risi”, dukej më shumë i sforcuar sesa një realitet faktik.

Kjo pasi, kontaktet e ambasadores Yuri Kim me partinë e Ilir Metës mund të quhen të “reja”, vetëm se i ri është emri i partisë që deri në fund të korrikut quhej LSI. Pikërisht në atë zyrë ku Meta priti ambasadoren amerikane, para pak kohësh, diplomatja e SHBA është takuar disa herë me të shoqen e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, e cila mbante postin e kryetares së një partie parlamentare.

Marrja për “zhvillim të ri”, cekja e temës së kriminalitetit, që u mëshua fort nga ambasadorja Yuri Kim, edhe mund të konsiderohet, por faktikisht kjo mënyrë e qëndrimit të qeverisë amerikane është përsëritur herë pas here.

Kushdo i mban mend deklaratat e ambasadorit Donald Lu, i cili përmendte me emra të përveçëm Emiljano Shullazin, Met Kananin, apo edhe emra të tjerë të baronëve të krimit shqiptar.

Gjithsesi, secili mund të gjejë variacione mbi temën sipas asaj që e shikon dhe e mendon, megjithëse duket se ajo që ambasadorja Yuri Kim ceku fuqishëm në intervistën e Fevziut, ishte fakti i lidhjes së disa qarqeve mediatike dhe politike të Tiranës me influencën ruse, e cila siç tha është paguar me para.

Kur këtë deklaratë e thotë prej vitesh avokat Ngjela, shumë nga mbështetësve mediatikë të Berishës dhe Metës e kanë tallur e përqeshur. E ky konfirmim i deklaratës së avokatit nga një nivel kaq i lartë zyrtar i SHBA, tregon se analiza e Ngjelës ka pasur më shumë bazë e fuqi parashikuese.

Nejse, përveç këtij debati për “qëndrimin e ri amerikan”, ajo që u vu re sot, ishte pikërisht irritimi i madh i Sali Berishës me intervistën e ambasadores Yuri Kim. Ky irritim është vërtetë një zhvillim, pasi ambasadorja nuk foli fare personalisht për Berishën. Ajo thjesht përmendi qëndrimin e qeverisë së saj se “ne nuk takohemi me ata që janë shpallur Non Grata. E kjo dihet tashmë, e s’ka nevojë të përsëritet shpesh e shpesh. Iluzioni që disa mbështetës të Foltores përhapën gjatë betejës me Lulzim Bashën se efekti i Non Gratës tashmë “është shkrirë”, natyrisht që do të ishte i tillë dhe asnjëherë nuk do të përbënte një “tokë” për të humburit në mes të oqeanit, që e shohin nga dëshira e madhe për të gjetur një breg.

Po pse atëherë u irritua Sali Berisha kaq shumë? Dy duket se janë arsyet, duke parë edhe rrjedhjen e gjërave jo të reja, por që ecin bashkë me kohën, e cila nuk pyet për askënd apo për propagandën frenetike të paneleve të darkës.

Duket qartë se Sali Berisha ka pritur edhe pret një qëndrim linear në lidhje me SHBA-në dhe ambasadoren amerikane në Tiranë, në radhë të parë nga Ilir Meta. Ekzistenca e dy qëndrimeve në “çiftin e tyre politik”, duket nuk i vyen fare doktorit. Pasi, Sali Berisha e ka bazuar betejën e tij pas Non Gratës, për të mbajtur të karikuar një elektorat radikal, që të jetë i “dehur” me qëndrimet e egra antiamerikane. Por, siç po shihet, gjithnjë, e përditë e më shumë, kjo masë njerëzish po zbehet e zvogëlohet.

Në Partinë Demokratike po kthjellohen ujrat, që sipas gjasave do të pastrohen edhe më shumë me zhvillimet jo vetëm politike, por edhe ato të hetimeve nga SPAK.

Berisha synon të provokojë Ilir Metën me sulmet e tij radikale ndaj SHBA dhe ambasadores Yuri Kim, në mënyrë që të mbajë hapur një debat që duket se gjithnjë e më shumë është mbyllur. Duke e yshtur të afrohet te ai banak, ku një vit më pare s’la gjë pa thënë.

Nga ana tjetër, sot Sali Berisha, krejt papritur ka sulmuar ashpër Mike Pompeon, ish-Sekretarin e Shtetit dhe ish-shefin e CIA-s nën presidencën e Donald Trump. Ai e akuzoi atë se “rri me mafiozë”, duke përmendur Taulant Ballën e Alket Hysenin. Dy politikanë të lartë të mazhorancës, ku asnjëri, nuk ka ndonjë ndalim prej SHBA apo Britanisë së Madhe, si vetë Berisha.

Por, ka gjasa gjithashtu se sulmi ndaj Pompeos, të ketë ndikim prej ndonjë bisede që krejt natyrishëm ish-Sekretari i Shtetit ta ketë bërë me ambjentet politike të Partisë Republikane Amerikane, në lidhje me situatën në Shqipëri. Ku natyrisht që mund të ketë zënë vend edhe Berisha.

Shpresa për një mbështetje nga sallone politike republikane, sado e vogël të jetë ajo, duket është ventitur përfundimisht. E kështu sulmoi egër Pompeon, i cili është edhe një kandidat potencial i republikanëve për President i SHBA në fushatën e 2024-s. Duke e mbyllur keq me të dy krahët e politikës amerikane.

E meqë ra fjala te intervista e ambasadores, ajo që ajo tha më qartë, ishte pikërisht rreziku se një politikë ndryshe mund ta devijonte Shqipërinë nga aleanca me Perëndimin.

“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqitpare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit…”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së, duke përmendur në mënyrë eksplicite vitin 1997, si një kohë kur nga Sali Berisha ishte përgatitur “Plani B”.

E sipas gjasave, pikërisht për këtë gjë, në mënyrë zyrtare e logjike, ambasadorja Kim mund ta ketë pyetur Ilir Metën si “kryetar i ri” i “një partie të re” se çfarë mendimi ka ai për aleancën me SHBA dhe Perëndimin. Po për këtë, asnjëri nuk foli mbrëmë…

Next Post
Kosova dhe Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, Serbia me rrogë mesatare prej 1180 euro

Kosova dhe Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, Serbia me rrogë mesatare prej 1180 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In