• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“COVID s’e prek trurin”/ Mjeku Sallabanda thirrje qytetarëve: Mbani maskën, si të zbuloni infeksionin nga ujërat e zeza

by Java News
27/08/2020 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku shqiptar Kita Sallabanda, profesori i neurokirurgjisë në Universitetin Complutense të Madridit ishte i ftuar ditën e sotme në studion e Report Tv në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu për të folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi në vendin tonë, menaxhimin dhe atë që pritet që të ndodhë në vjeshtë. Mjeku u shpreh i shqetësuar nga ajo që kishte konstatuar nga turi që zhvilloi në Shqipëri. Sipas tij, njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar për rrezikun duke mos respektuar masat.

“Nuk ka një ndërgjegjësim të popullatës. Në Tiranë, në Himarë, Vlorë, Livadh, në Berat, në Belsh, kam parë që njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar, për mbajtjen e maskës. Një qytetar më tha se të pashë në një rrugë dhe ishim vetëm ti dhe unë që kishim maskën. Për të ardhur keq që njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar. Mortaliteti në Shqipëri është 3-5%, më i lartë se në Europë. COVID-i lë pasoja dhe ata që nuk e kanë kuptuar është problem serioz. Ata që mendojnë se COVID do të zgjidhet me masa mjekësore gabohen. Kjo është cështje sociale, e shoqërisë, politiko-shoqërore. Me masa administrative mund ta përballojmë, nuk mund ta përballojmë me ilaçe dhe reanimacion për momentin”, tha mjeku.

Kita Sallabanda deklaroi se shifrat në vendin tonë janë të ulëta në krahasim me pakujdesinë që ka popullata shqiptare. “Numrat mund të rriten me numrin e paktë të testeve që bëhen aktualisht, që gjithsesi është shtuar. Por për atë që pashë dhe shifrat që keni janë relativisht mirë. Në gusht janë shtuar se janë shtuar testimet. Është shtuar numri i atyre që humbin jetën, në Shqipëri është 6-10 herë më tepër se në Europë. Shifrat në krahasim me ndërgjegjësimin e popullatës janë në favorin e njerëzve“.

Sallabanda u shpreh se nga studimi që kanë bërë në Spanjë ka rezultuar se truri i njeriut nuk preket nga COVID-i. Personat që e kalojnë, tha ai, kalojnë në depresion, por shtoi se nuk kemi parë dëmtime organike të trurit. Sallabanda theksoi se edhe në Shqipëri ka nisur analiza e autopsive të të sëmurëve që kaluan COVID-in për pasojat që la sëmundja.

“Kemi parë depresionin, ata që e kaluan COVID-in  kanë kaluar në depresion, por nuk është dëmtim organik i trurit. Por nuk është dëmtim organik. Pamë trompoz, por nuk pamë dëmtime të trurit. Nuk e kemi mbaruar studimin. Ka shumë publikime por konkluzione te sakta nuk kemi. Nuk kemi arritur akoma në fazën e analizës, konkluzionet mund të dalin nga muaji tetor” tha ai.

Mjeku i njohur kishte në apel për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Ju lutem mbani maskën në cdo ambient ku ka njerëz, në rrugë, kur ka disatancë 1.5 metra mos e mbani. Maska, distancimi dhe higjiena, nuk kemi asnjë mjet tjetër. Mos e harroni këtë që po u them, jam mjek” theksoi ai.

Ai kishte edhe një sugjerim për autoritetet shqiptare. “Ne po kontrollojmë ujërat e zeza në Spanjë, pasi mund të përcaktojmë ku kemi burimet e infeksionit, lagje, grup pallate, ku janë vatrat e infeksionit, duhet ta bëni edhe këtu. Në një lagje të Madridit u pa se në ujërat e zeza kishte përqendrim të virusit, të gjithë njerëzit bënë testim. Për izolimin selektiv. Këtë po e bëjmë në mënyrë sistemaike” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Shkuan me pushime, kthehen me pasurinë e çmendur prej 425 monedhash floriri

Shkuan me pushime, kthehen me pasurinë e çmendur prej 425 monedhash floriri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

September 7, 2026
Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit, trembet shqiptari!

Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit, trembet shqiptari!

September 7, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

September 7, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Ah, sikur ta kisha shkruar vetë!”- Rama ndan reflektimin për manipulimin dhe urrejtjen në hapësirën publike: Lexojini se do gjeni shumë fytyra e mashtrime!

September 7, 2026
Moti ekstrem/ Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

Moti ekstrem/ Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

September 7, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

September 7, 2026
BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Kreditë nën monitorim, për herë të pare do ngrihet një “Byro”: Historiku financiar i qytetarëve e bizneseve në një sistem të ri

September 7, 2026
“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

September 7, 2026
Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

September 7, 2026
“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com