Pas pezullimit të takimit Everton-Mançester Siti, për shkak se te skuadra e Guardiolës ishin zbuluar pesë raste me koronavirus, ku vetëm emrat e Zhezus dhe Uollker janë të ditur, edhe te “topçinjtë” e Londrës janë gjetur lojtarë të infektuar.
Me një shënim të saj, skuadra kryeqytetase e Arsenalit ka njoftuar se mbrojtësi i saj brazilian Gabriel ka rezultuar pozitiv dhe i infektuar nga Covid-19 dhe është izoluar në përputhje me protokollet e imponuara nga FA dhe Premier League.
g.kosovari











