• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID në Shqipëri/ Rriten sërish vdekjet dhe rastet e reja në javën e fundit. Situata në spitale e qëndrueshme

by Java News
25/01/2022 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, situata e pandemisë Covid 19 shënoi një tjetër përkeqësim gjatë javës së fundit (18-24 janar) , me një shtim të vdekjeve dhe të rasteve të reja, ndërsa pozitiviteti kaloi nivelin e 30 përqindëshit. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë së në 7 ditët e fundit pati 41 viktima, 11 më shumë se java pararendëse, ose +36 përqind. Këto shifra nuk ishin rregjistruar që prej fundit të muajit nëntor. E diela ishte dita më numrin më të lartë, 8 vdekje, ndërsa në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë, pati 7 humbje jete të tjera: një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Edhe rastet e reja, u rritën edhe më shumë, duke vijuar tendencën e vënë re që prej dirëve të para të janarit. Në total, gjatë javës së fundit, janë identifikuar 15205 të infektuar, më një shtim prej 15.4 përqind, ose një mesatare ditore prej 2172 të prekurish. 18 janari shënon kulmin e rasteve ditore me 2832 të infektuar. Shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë në mars të vitit 2020.

Rritja e rasteve të reja është rregjistruar ndërsa testimet u shtuan lehtë me gati 7 përqind, duke dëshmuar një përhapje ende në rritje të pandemisë. Dhe në fakt, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe tamponëve të kryer) sërish u ngjit më tej, duke prekur kuotën e 30.7 përqindëshit. Një nivel që nuk ishte parë që prej periudhës 8-14 dhjetor 2020. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rastet aktive u rritën sërish në javën e fundit, duke i ngjitur në më shumë se 23 mijë të prekur, ndonëse mbi 13 mijë të tjerë u deklaruan se nuk ishin më pozitivë. Që prej muajit të shkuar kur u zbuluan rastet e para me Omicron, ky variant mendohet të jetë bërë dominues.

E vetmja e dhënë pozitive në këtë situatë duket të jetë gjendja në spitale. Pavarësisht se në fundjavë të shtruarit kërcyen duke kapur të dielën shifrat e 157 pacientëve, të hënën ato ranë sërish në 129 të shtruar, nga të cilët 13 janë në gjendje të rëndë duke marrë trajtim intensiv./VOA

g.kosovari

Next Post
Nga hidraulik e parukier në kuzhinier/ Rritet interesi i të rinjve fierakë për kurse profesionale. Ja zanatet më të kërkuara

Nga hidraulik e parukier në kuzhinier/ Rritet interesi i të rinjve fierakë për kurse profesionale. Ja zanatet më të kërkuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë pas arratisjes

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë pas arratisjes

August 30, 2026
Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

August 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor, e Diel 30 Gusht 2026

August 30, 2026
FOTO/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

FOTO/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

August 30, 2026
Liza e qymyrit

9 meta-parimet e politikës së jashtme të shqiptarëve

August 30, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

August 30, 2026
Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

August 30, 2026
“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

August 30, 2026
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com