• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID në Shqipëri/ Gjata: Muajt e ardhshëm, sfidë për sistemin shëndetësor. Pipero: Reduktoni ceremonitë fetare

by Java News
13/11/2020 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata që po kalon Shqipëria me rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus ishte në fokusin e emisionit Repolitix mbrëmjen e sotme. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata u shpreh se 3 muaj e ardhshëm do të jenë sfiduese për sistemin shëndetësor shqiptar, kjo pasi ulja e temperaturave favorizon përhapjen e virusit. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe mund të ngatërrohet shumë lehtësisht koronavirusi me gripe të tjera stinore.

“Në tre muajt që do vijnë do të jetë sfida më e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Periudha e dimrit favorizon shumë viruset dhe do të ketë një bashkim mes COVID dhe gripit stinor. Sipas informacioneve që kam shumë universitete të mëdha botërore janë në fazat e fundit të prodhimit të vaksinës por në fund të tunelit ka dritë ” – tha Gjata.

Ndërsa për masat e marra, Gjata tha se do të ishte mirë edhe një karantinim rajonal me zona, por nuk hedh poshtë dhe vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkohë Mjeku Pëllumb Pipero ka ngritur një shqetësim tjetër. Duke iu referuar dhe infektimit të klerikëve Anastas Janullatos dhe George Frendo, ai i bën thirrje institucioneve fetare që të reduktojnë sa më shumë ceremonitë fetare. Ai thotë se në ambientet e mbyllura është më i lartë shansi për tu infektuar.

“Unë do i bëja thirrje komuniteteve fetare që të reduktojnë sa më shumë ceremoni apo grumbullime fetare. Në këto institucione fetare është e vështirë që të ruhet distanca në ambiente të mbyllura. Do të ishte shumë e rëndësishme që për një kohë ato të pezullohen. Ky virus nuk bën përjashtim dhe asnjë nuk është i mbrojtur. Po shohim raste që e kanë kaluar dy herë. Ne këmbëngulim që të respektohen të gjitha masat parandaluese, pavarësisht besimeve fetare“, tha Pipero.

g.kosovari

Next Post
Të dhënat e INSTAT/ Rritet numri i vdekjeve në Shqipëri, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Të dhënat e INSTAT/ Rritet numri i vdekjeve në Shqipëri, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In