Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 30 milionë të identifikuar me koronavirus ose më saktë 30,053,079.
Ndërsa totali i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 945,376. Një lajm i mirë është numri i personave që kanë fituar betejën me virusin ka arritur në 21,815,597.
Sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara me 23,261 infeksione të reja dhe 968 vdekje në 24 orët e fundit carritën në 6,828,301 raste të koronavirusit me 201,348 vdekje.
Brazili, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit, ka arritur në 4,419,083 milionë infeksione dhe 134,196 vdekje, raporton worldometers.
India me 83,230 viktima por që numri i të infektuarve ka kaluar 5,118,253 ku 24 orët e fundit ka regjistruar 97,895 raste të reja. Ministria Federale e Shëndetësisë e Indisë raportoi se 1,132 njerëz vdiqën nga Covid-19 në një ditë.
Më pas renditet Meksika me 71,678 vitima dhe 680,931 të infektuar.
Ndërkohë Republika Çeke ka raportuar më shumë se 2.000 raste të reja Covid në një ditë të vetme për herë të parë si ajo lufton një rritje të infeksioneve që është ndër më të shpejtë në Evropë.
Ministria e shëndetësisë regjistroi 2,139 raste të koronavirusit të ri të Mërkurën, nga një rekord i mëparshëm prej 1,675 raportuar një ditë më parë, raporton Reuters.
Vendi me 10.7 milion ka parë një kulm në rastet këtë muaj që ka kapërcyer lehtësisht majat e parë gjatë valës së parë të shpërthimit në mars. / Javanews
g.kosovari