• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid në arsim, ministrja Kushi: Tre skenarët që kemi për shkollat dhe kopshtet

by A R
12/11/2020 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë mësues ndodhen aktualisht në spital, duke u trajtuar për koronavirusin.

Kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë shtatë të tjerë kanë humbur betejën me Covid.

Kushi deklaroi se nuk ka aktualisht asnjë shkollë apo kopsht në vend i cili të jetë mbyllur për shkak të numrit të infektimeve.

Ministrja sqaroi se në rastet kur konfirmohet mësuesi me Covid, ai vetkarantinohet dhe zëvendësohet me një mësues tjetër deri në negativizimin e tij.

“Ndodh që të mbyllet ndonjë shkollë apo kopsht për shkak të dezinfektimit, 1 apo dy ditë, por nuk kemi në asnjë rast që shkolla apo kopshte të jenë mbyllur për këtë shkak”, tha Evis Kushi për ABC.

Lidhur me kritikat për testimet e pakta, ministrja Kushi u shpreh:

“Është folur shpesh, dhe opozita kërkon testime masive. Edhe vetë kreu i OBSH tha se situata epidemike në vend është nën kontroll. Testimet masive nuk janë zgjidhje, e rëndësishme është që gjurmueshmëria të funksionojë. Edhe Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar që testet janë katër fishuar”.

Mbi vendimin për të mbyllur universitetet që mësimi të vazhdojë “on-line”, ajo tha , “ne e dimë shumë mirë që Komiteti i Ekspertëve ka të gjithë mundësitë për të vlerësuar situatën, dhe pas konsultimeve, analizave, informacionit dhe eksperiencave, arritën në këtë konkluzion, kështu që këtë gjë nuk mund ta them unë. Konviktet mund të jenë shkaktarë për përhapjen e sëmundjes”.

“Për ne është e rëndësishme që të  minimizohet kontakti. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, dhe më vjen mirë që janë marrë të gjithë masat”.

Ministrja shtoi se askush nuk po fsheh infektimet në shkolla.

– “Nuk ka asnjë udhëzim dhe nuk ka asnjë urdhër, që të censurohet informacioni, në lidhje me infektimin në shkolla. Në rrugë zyrtare ne na informojnë çdo ditë, për çdo problematikë në çdo shkollë. Është një sistem që funksionon më së miri”.

“Nuk është detyra e mësuesve që të informojë çdokënd në lidhje me infektimet në shkolla”, – tha ajo.

E pyetur sesi merren vendimet dhe si bëhen mbledhjet e kabinetit qeveritar, pasi siç dihet tre ministra kanë rezultuar me Covid-19, Kushi tha se “mbledhjet e qeverisë bëhen prej kohësh online, ndërsa me kryeministrin jemi takuar në aktivitete që kemi”.

Për sa i përket skenarëve të ndryshëm, ato do të aplikohen në varësi të situatës epidemike,” – shtoi ministrja. – “Ne i kemi përgatitur të gjithë skenarët. Kemi tre skenarë për mënyrën se si do zhvillojmë mësimin. I pari është ky që jemi tani, ndërsa i dyti është kryerja e mësimit të alternuar duke u zhvilluar online dhe në shkolla, ndërsa skenari i tretë është zhvillimi i mësimit online”.

Po ashtu, Kushi u shpreh se ashtu siç çdo ditë ka mësues të infektuar, ka edhe të shëruar.

“Ne çdo ditë kemi mësues të infektuar por kemi dhe të shëruar. Disa janë me simptoma të lehta, disa janë të vetkarantinuar. Situata është dinamike dhe nuk kemi një shifër të saktë. Ne menjëherë bëjmë zëvendësimin e tyre. Për momentin, 6 mësues të shtruar në spital për shkak të infektimit me Covid,”  tha ndër të tjera ministrja.

Deri më tani, mësuesit që e kanë humbur betejën me koronavirusin, janë shtatë.

27 korrik- Gazion Rusi 39 vjeç, mësuesi i Medresesë, Shkodër

17 shtator- Nardi Xhemollari, 47 vjeç, mësues në Pogradec

28 tetor- Irena Bajlozi, 61 vjeç, mësuese në Përrenjas

10- nëntor- Gramoz Abedinaj, 60 vjeç, mësues në Roskovec

11 nëntor -Fatmir Sula, shkolla “Bishqem” në Peqin

11 nëntor- një mësuese në Elbasan, e shtruar prej 2 javësh tek Sanatoriumi

12 nëntor- Xhevit Dermyshi, 66 vjeç, mësues matematike në Gramsh.

/a.r

Next Post

Rama: Nëse infektohem, do t'ia besoj shëndetin tim spitaleve në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com