Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për arsimin shqiptar. COVID-19 i ka marrë jetën një mësuesi të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë. Njoftimi është bërë nga kolegët e mësuesit Shpëtim Kraja, të cilët shprehin dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.
Postimi në Facebook:
Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja!
Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!
Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!
Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!
U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!
Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!
/a.r