Bashkëshortja e maratonistit të njohur, Sotir Qiriaqi, ka ndërruar jetë pasi ishte e prekur me Covid.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë maratonisti, teksa shkruan disa fjalë zemre për bashkëshorten e tij.
“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.
Sotiri me bashkëshorten e tij ishin të pandashëm, por fatkeqësisht kjo sëmundje i ndau ata fizikisht përgjithmonë…
Lori dhe Sotir Qiriaqi
g.kosovari