• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘COVID fut në gjendje kritike Shqipërinë’/ “DW”: Dyfishohen rastet e reja, vendin e presin kohë të vështira

by Java News
16/11/2020 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e pandemisë në Shqipëri po i afrohet vijës së kuqe. Autoritetet shëndetësore sapo e kanë quajtur atë “situatë kritike, por nën kontroll”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha në një konferencë për shtyp të dielën, (15.11) se rastet e reja, të infektuara me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit “janë dyfishuar”. Ato arritën një rekord të ri prej 593 vetësh dhe numri i viktimave u rrit në 11 syresh në 24 orët e fundit, kryesisht qytetarë në moshën nga 53 – 82 vjeꞔ.

Dyfishimi i rasteve të reja në 24 orët e fundit ndjek trendin e një grafiku të qëndrueshëm vetëm në rritje të infeksionit Corona, në këtë muaj të fundit të vjeshtës, në prag të dimrit, kur moti po vjen duke u ftohur. “Situata është delikate dhe kritike, pasi rezultojnë dy herë më shumë raste të reja në 24 orë në krahasim me një muaj më parë por mbetet nën kontroll” theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shifra shqetësuese, por nën mesataren e rajonit.

Shifrat zyrtare të dhëna nga autoritetet e shëndetësisë parathonë kohë të vështira për Shqipërinë. Sipas tyre në dy spitalet anti-Covid në Tiranë, Spitali Infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Sanatoriumin ” Shefqet Ndroqi” numri i të shtruarve ka arritur në 393 vetë, në gjithë vendin ka 27.830 raste pozitive nga të cilat 14.381, – më shumë se gjysma- janë raste aktive. Numri total i viktimave, që nga fillimi i epidemisë arriti të dielën në 623 vetë,

Vatrat e infeksionit po rriten dhe deri tani janë 263 në të gjithë vendin nga të cilat 224 familjare. Megjithatë autoritetet e cilësojnë këtë situatë nën mesataren e rajonit. “Shqipëria ka 901 raste pozitive për 100 mijë banorë. Krahasuar me mesataren e rajonit, me 1454 të prekur për 100 mijë banorë, situata paraqitet nën këtë mesatare. Lidhur me fatalitetet, për 1 milionë banorë, Shqipëria ka 20.6 humbje jete, kundrejt 31.6 që është mesatarja në rajon dhe 48.8 ajo në BE”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Strategjia: Jo testime në masë, hapja e spitaleve rajonale

Afrimi i dimrit parathotë shtim të mëtejshëm të rasteve pozitive. Opozita e sheh situatën aktuale të dyfishimit të rasteve ditore si “katastrofike” dhe kërkon me këmbëngulje nga qeveria të bëjë testime në masë. Por strategjia e qeverisë është “rritje e testimeve në varësi me ecurinë e pandemisë dhe hapja e spitaleve rajonale anti-Covid”.

Sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore numri total i testimeve në qershor, pas daljes nga karantina tre mujore, ishte 8883. Vetëm në 2 javët e para të këtij muaji janë kryer 35.428 testime, nga të cilat 24.048 në sistemin shëndetësor publik dhe 11.380 në atë jo publik. “Jemi gati dhe po përcaktojmë stafet për spitalet rajonale anti-Covid-19. Kur të mos mjaftojnë më kapacitetet e spitaleve anti-covid në Tiranë kemi pavione të dedikuara në Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Një skenar tjetër janë spitalet e Lezhës, Beratit dhe Fierit. Skenari i fundit për të cilin jemi përgatitur përfshin spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës” informoi ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shqipëria hyri të mërkurën e kaluar, (11.11) në izolim të pjesshëm për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve dhe ndaloi qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit. Kryeministri Rama bëri me dije ditët e fundit se nuk do të ketë një izolim / karantinë të plotë si ajo e tre muajve të parë, të prekjes së Shqpërisë nga pandemia Corona, Mars – Maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri dje, (15.11) numri total i të infektuarve në botë është 53 milionë 767 mijë, i viktimave 1 milionë e 309 mijë. Për popullsinë prej 2,8 milion banorësh të Shqipërisë, numri i të infektuarve dhe i viktimave konsiderohet jo i vogël./DW

g.kosovari

Next Post
‘Sipas standarteve të BE’/ Rama nxjerr pamjet brenda ISHP: S’ka krahasim me disa vite më parë

‘Sipas standarteve të BE’/ Rama nxjerr pamjet brenda ISHP: S’ka krahasim me disa vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In