• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘COVID do të qarkullojë për vite me radhë’/ “Ana e errët” e vaksinës, do të jetë një biznes shumë fitimprurës

by Java News
26/11/2020 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndruan në heshtje, duke menduar për historinë e gjatë të përgjigjeve ndaj sëmundjeve infektive që kishin rezultuar të padobishme.  Rastet e para të covid-19 datojnë në dhjetor 2019, por vetëm në mes të marsit 2020, disa kompani njoftuan qëllimin e tyre për të prodhuar një vaksinë.  

“Një ndërmarrje e konsideruar shumë e rrezikshme, duke qenë se duhej kryer shpejt, me sytë e botës mbi to dhe me mundësinë e mos nxjerrjes së fitimeve”, shkruan Financial Times.  Megjithatë sot ka 202 kompani që zhvillojnë vaksina, 47 prej të cilave tashmë janë në fazën klinike dhe mbi të gjitha, vëren gazeta financiare Britanike, ka mundësi reale për të fituar para, të favorizuara nga shkalla e pandemisë dhe nivelet e paprecedenta të fondeve të alokuara nga qeveritë.

“Shumë ekspertë janë të bindur se covid-19 do të qarkullojë për vite me radhë. Kjo do të thotë që tregu i vaksinave do të jetë shumë fitimprurës. Për kompani si Pfizer dhe Biontech, analistët presin të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh në 2021. Tregu global për vaksinat covid-19 mund të jetë me vlerë 9.5 miliardë dollarë vitin e ardhshëm”.  

Kërkimi i vaksinave u inkurajua gjithashtu nga financime bujare publike. “AstraZeneca mori 1.2 miliardë dollarë, Johnson & Johnson 1.5 miliardë, Moderna 2 miliardë, Novavax 1.6 miliardë, Pfizer 1.95 miliardë dhe Sanofi / Gsk 2 miliardë përmes  Operacionit “Warp Speed”, projekti i nisur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”. 

Kompanitë farmaceutike, përfundon Financial Times, gjithashtu kanë mundësinë të përmirësojnë imazhin e tyre, i cili shpesh turbullohet nga skandalet. Ndërkohë, megjithatë, shkruan Mediapart, “Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, ishte i pari që përfitoi nga rritja në tregun e aksioneve pas njoftimit me të cilin kompania farmaceutike amerikane dhe aleatja e saj gjermane Biontech njoftuan efektivitetin e vaksinës së tyre kundër covid-19.  Aksionet e Pfizer u rritën më 9 nëntor dhe Bourla shiti më shumë se 130,000 aksione në zotërim, për një shumë prej 5,5 milion dollarësh. “Ky pasurim personal ishte i paramenduar: Bourla kishte autorizuar shitjen e aksioneve më 19 gusht ‘me kusht që ato të arrinin një nivel të caktuar çmimi””.

Megjithatë, tani, problemi më i ngutshëm është të sigurohet që vaksina është me të vërtetë e arritshme për të gjithë. Siç shpjegon Le Monde, “në shtator, OJQ britanike Oxfam vlerësoi se vendet e pasura, të cilat përfaqësojnë 13 përqind të popullsisë botërore, kishin siguruar tashmë 51 përqind të dozave të vaksinave kryesore”.  

Kompanitë farmaceutike kontraktohen drejtpërdrejt nga qeveritë, dhe disa ekspertë spekulojnë çmime të larta, shton gazeta franceze. “Shuma e diskutuar nga Pfizer-Biontech me qeverinë amerikane përcaktohet në 16,50 € për dozë. Moderna ka vendosur nivele të ndryshme çmimesh, të cilat variojnë midis $ 10,5 dhe $ 15,5, bazuar në numrin e dozave të porositura. Nga ana tjetër, AstraZeneca është zotuar të shesë vaksinën e saj për rreth 2.50 € për dozë”. 

Në fakt, disa kompani janë zotuar të mos nxjerrin fitime nga vaksinat gjatë pandemisë. Ky është rasti i AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Sidoqoftë, këto premtime kanë nevojë për disa sqarime, shkruan Financial Times.  

“Johnson & Johnson nuk ka shpjeguar në detaje se çfarë do të thotë me “mos nxjerrje të fitimeve” dhe, në çdo rast, kur urgjenca mbaron, ajo do të jetë e lirë nga angazhimet e saj.  

Në një kontratë të firmosur me një kompani që do të prodhojë vaksinën e saj, AstraZeneca tregoi se mund të deklarojë të mbyllur pandeminë në korrik, teksa vaksinat fillojnë të shiten globalisht”.  

Dhe në fund, lind një sfidë e madhe logjistike: “Vaksina e Pfizer mund të ruhet në –70 ° C në frigoriferë që kushtojnë rreth dhjetë mijë euro”. Nuk është rastësi që më 12 nëntor, shkruan El País, qeveria meksikane njoftoi se nuk do ta blejë, “sepse nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të ruajtur dozat dhe për t’i shpërndarë ato”. / Bota.al

Next Post
Epike/ Erion Braçe ka një kërkesë për futbollistët: Paratë nga ndeshja jepini për fushën e “Air Albania”

'Përjetim si të kish ndodhur sot'/ Braçe kujton tërmetin: Thumanë një vit më parë, dielli do lindë përsëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In