Koronavirusi i ka marrë jetën zyrtarit të Partisë Socialiste, Ndue Ndoci.
Ndue Ndoci ka mbajtur disa funksione në disa institucione shtetërore.
Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në Facebook, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”.
Postim prekës ka bërë edhe fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili thotë:
“LAJM I ZI : Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im !”
Ndërsa ish drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato shkruan:
“R.I.P NDUE NDOCI
Një lajm shumë i hidhur na pushtoi mbrëmjen e sotme! Një pjesë e miqve të mi të përbashkët dhe familjarët e tij humbëm me dhimbje një njeri shumë të dashur, një bashkëpunëtor dhe një koleg të cmuar, puna dhe vepra e të cilit ndoshta nuk u vu shumë në pah, por ne që kemi punuar krah tij e dijmë cfarë vlerash të rralla dhe cilësish njerëzore e profesinale gëzonte Ndue NDOCI mes nesh!
…Gjithmonë më dërgonte të fala dhe sa herë shiheshim pëqafoheshim…U prehsh në paqe Ndue! 🙏Ngushëllimet më të thella familjes së mikut tonë! 😞 I gjithë kolektivi i ATP do të të kujtojë me shumë dashuri dhe mirënjohje🌹”.
Humbje e madhe kur ikin njerez jo vetem te mire por te vlefshem. Kush do ti zevendesoje.