• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19 u krijua në laborator? Kërkuesi shkencor zbulon prapaskenat: Mund të na presë një dallgë e tretë!

by Java News
13/04/2020 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdimisht janë hedhur dyshimet nëse koronavirusi që ka ‘gjunjëzuar’ gjithë botën mund të jetë një virus i krijuar në laboratorë.

Mirëpo Klev Diamanti kërkues shkencor për imunologjinë, gjenetikën në universitetin e Upsales në Suedi gjatë një interviste me për “ABC e Mëngjesit” deklaroi se koronavirusi nuk është një virus që është prodhuar në laborator. Ai ka theksuar se laboratorët nuk krijojnë viruse të reja por punojnë mbi të vjetrit për të analizuar me detaje atë që mund të shërbejnë për gjetjen e një kure.

Ndër të tjera kërkuesi shkencor ka theksuar se shifrat e të prekurve në të gjithë botën janë shumë herë më të larta se ato që janë deklaruar deri më tani.

Pjesë nga biseda:

Kërkimi shkencor vijon në mënyrë të ethshme?

Ka përpjekje konkrete ne jemi të lidhur me laboratorin më të madh në Suedi dhe jemi të informuar se në këtë moment nuk bëjmë dot eksperimente pasi të gjithë resurset e laboratorit janë dedikuar kërkimit për koronavirusin. Ne personalisht na kanë ngrirë projekte tona.

Ka një debat shumë të madh përsa i përket koronavirusit. Fakti që Kina po paditet nga SHBA të çon të besosh se kemi të bëjmë me një agjent biologjik të krijuar në laborator?

Kjo është një teori konspirative dhe mund të themi se Bill Gates në një fjalim tha një gjë të tillë. Por që ka dhe një publikim shkencor që e hedh poshtë një gjë të tillë dhe nuk mund të diskutojmë mbi gjëra që janë jo ekzistence.

Ti e përjashton në mënyrë kategorike që kemi të bëjmë me një prodhim laboratori armë biologjike?

Jo jo nuk kemi të bëjmë me një gjë të tillë.

Në laboratoret tuaja ju eksperimentoni prodhoni viruse?

Unë nuk jam as virolog dhe as biolog molekular di që eksperimentohet por me viruse të vjetra jo me viruse të reja. Me viruset ekzistuese laboratorët eksperimentojnë për të parë medikamentet e para eksperimentale, në Suedi nuk prodhojnë viruse të reja. Ka laboratore në botë që nuk prodhojnë viruse si bioarmë por viruse të reja që i shndërrojnë për të parë se si një virus në kohët e ardhshme mund të bëhet i rrezikshëm në të ardhmen për njerizimin.

Si shkencëtar ka një % shumë të vogël që në shifra nuk e justifikon fare pandeminë, me 1.8 milionë banorë dhe me 114 mijë viktima në një botë kaq të madhe pse duhet të jemi kaq në alarm?

Nuk është se duhet të jemi kaq në ankth është krijuar një panik i padomosdoshëm, numrat janë të frikshëm, figurat planet nga Bergamo me makinat ushtarake duke transportuar viktimat janë të frikshme por ne që punojmë me të dhëna të tilla dhe ne jemi mësuar që ti ndajmë dhimbjen nga numrat jemi mësuar që ti shikojmë me pak gjakftohtësi.

Janë të sakta shifrat?

Jo kjo nuk është fare e saktë për % që kemi dëgjuar deri më tani duhet të kemi parasysh se bëhet me numrin total të vdekjeve dhe numrin total të të infektuarve kur e bën këtë pjesëtim ka një gabim pasi mund të jenë shumë vende që mund ti kenë raportuar thjesht si pneumoni apo grip por jo ndonjë gabim i madh. Gabimi më i madh për mua është te rastet e prekurve që besoj se është shumë më shumë i madh pasi futen dhe rastet që nuk kanë simptoma dhe duhet të përmbledhim njerëz që nuk i raportojnë normalisht numrat. Numrat e vendeve të linjës nuk kanë struktura për ta raportuar një gjë të tillë.

Nëqoftëse unë nisem nga një deklaratë se një 90 % janë të prekur nuk e dinë por ne dimë vetëm ato që kanë bërë testet?

Është herët për të diskutuar me shifrat por numri është shumë shumë më i madh se kjo shifër që ne kemi por nëse do të flasim për një numër është afër gripit sezonal, por numri i vdekshmërisë është më i lartë.

Pse nuk e raportojmë gripin sezonal si koronavirusi dhe pse nuk e ndalojmë jetën?

Nuk merremi shumë pasi jemi mësuar të jetojmë me të, kjo është diçka e re është një virus i ri dhe njerëzit e rinj nuk kanë imunitet, i ka frikësuar më shumë njerëzit ndërsa gripi sezonal është aty dhe e kalojmë me çaj në shtëpi.

Duke ndenjur në shtëpi shpëtojmë apo jo?

Problemi më i madh është i një vale të dytë, pasi shtetrrethimet apo masat që janë marrë kanë mundësi që të krijojnë një dallgë të tillë që ndoshta nuk do të jetë kaq i madh por nëse reagojmë në të njëjtën mënyrë dhe një dallgë të tretë.

Next Post
Temperaturë dhe ethe/ Vajza shtatzënë kaloi natën në Kakavijë, pas problemeve i bëjnë testin e koronavirusit

Temperaturë dhe ethe/ Vajza shtatzënë kaloi natën në Kakavijë, pas problemeve i bëjnë testin e koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In