• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Covid – 19: Shqetësime të universiteteve

by Ardit Rada
24/02/2021 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Le Monde

Në Francë hezitimet dhe ndryshimet e herepasherëshme të protokolleva sanitare, lodhin mësimdhënësit dhe studentët. Këto vështirësi janë theksuar nga një mungesë vizioni politik dhe motivacion për universitetet.

Vitet e shkuara në bangat e universitetit bartin, në përgjithësi, kujtime emocionuese, ato të lidhura me zbulimin e pavarësisë dhe të një lirie të madhe. Dija hap horizonte, ndërkohë që ndërtohen marrëdhënie të reja sociale dhe miqësore, disa prej të cilave zgjasin për gjithë jetën.

Por, çfarë do të mbajë mend brezi i studentëve që përpiqen të ndjekin studimet e tyre në kushtet e pandemisë Covid-19? Të izoluar në banesat e tyre të ngushta apo të shtërnguar të kthehen tek prindërit, të mbledhur në veten e tyre për shkak të kufizimeve sanitare, të rinjtë kalojnë një provë të cilës nuk ja shohin daljen. Duke mos parë perspektivë, lodhja mbizotëron terrenin, ankthi i dështimit shfaqet i pranishëm dhe deprimimi kërcënon.

Disa zgjidhje që përzjejnë mësimdhënien e drejtpërdrejtë dhe në distancë sigurisht që kanë evituar shkëputjen në masë, por ato nuk kanë mundur të pengojnë tronditjen e relacioneve pedagogjike. Të mbërthyer prapa ekraneve të tyre përgjatë disa orëve, studentët vuajnë mungesën e shkëmbimeve të drejtpërdrejta me profesorët, disa prej të cilëve shohin mjaft vështirësi për të adaptuar mësimdhënin e tyre kufizimeve të ndryshme. Në mungesë të kushteve të përshtatëshme të procesit të transmetimit të dijeve, disa mësimdhënës shtyjnë kohë duke bërë mbështetje psikologjike.

Këto vështirësi janë tëpërbashkëta në tërësinë e institucioneve të arsimit të lartë, kudo në botë. Por në Francë, ato janë theksuar nga mungesa e një vizioni politik dhe ambicjes për universitetet dhe një ministër të arsimit të lartë, Frederik Vidal, që shquhet për diskrecionin e tij.

Universitetet anglo-saksone kanë adoptuar politika më radikale por kanë meritën e të qënit të qartë. Një numër i konsiderueshëm i tyre kanë vendosur, që në verë, që semestri i vjeshtës, ndofta edhe gjithë viti, të jetë tërësisht “on line”. Në Francë, valët e hezitimeve dhe ndryshimet e shpeshta të protokolleve sanitare po lodhin mësimdhënësit, i pengojnë të projektojnë dijet, ndërsa studentët vuajnë materialisht pasi kanë marrë me qira apartamente që janë kthyer në të pavlefshëm meqë të gjitha mësimet jepen në distancë.

Situata është aq më e vështirë për ta jetuar sa që arsimi i lartë duket sikur përparon me dy shpejtësi. Përveç gjatë mbylljes së parë, nxënësit e klasave përgatitore të shkollave të mëdha dhe ato të shkollave të patentave teknike BTS, formime që kryhen pranë liceve, kanë ndjekur gjithnjë kurset e tyre në formën e drejtpërdrejtë. Më tej, për universitetin, vuajtja është e dyfishtë. Jo vetëm që studentët, përgjithësisht më të pafavorizuar në planin social se ata të klasave preparatore për shkollat e mëdha, janë më pak të supervizuar por ata edhe janë të shtërnguar të ndjekin kurset “en line”. Kjo mosbarazi nuk duket të ketë impresionuar as ministrin e as kryeministrin i cili nuk pati asnjë fjalë të thënë për arsimin e lartë gjatë konferencës së tij për shtyp, të enjten më 7 Janar.

Këtu, përsëri, pandemia zbulon dobësitë ekzistuese para saj. Vështirësitë strukturore të universiteteve janë shumë më të dukëshme. Kështu, institucionet nuk arijnë të sigurojnë aurtominë e tyre që ju është akorduar. Të detyruar të pranojnë, për çdo vit, më shumë studentë, të nënështruar ndaj vendimeve të cetntralizuara, atyre ju mungojnë mjetet, njerëzore dhe financiare, për tu përshtatur. Mosfunksionimi teknik gjatë provimeve të pjesëshme, e kanë dëshmuar këtë edhe një herë këtë gjë gjatë kësaj jave.

Përkthu dhe përshtati: M.Spiro

Next Post
Sali Shehu i FRD mbyll takimin me Bashën: S’kemi firmosur do konsultohem me kryesinë! Besoj do kemi lajme të mira

Sali Shehu i FRD mbyll takimin me Bashën: S'kemi firmosur do konsultohem me kryesinë! Besoj do kemi lajme të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In