Covid-19/SHBA i dhuron Shqipërisë komplete testimi, Yuri Kim: Aleatët gjithmonë pranë

SHBA nëpërmjet USAID i ka dhuruar një tjetër komplet testimesh për COVID-19 si dhe një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shume testeve dhe më shpejt. Kompletet e testimit i shkojnë ISHP dhe Spitalin Nënë Tereza teksa tashmë numri I përgjithshëm i dhuruar nga SHBA kundrejt Shqipërisë shkon në 32 mijë e 160.

🇦🇱️ Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje. #StrongerTogether #AmericaActs”- shkruan Usaid Albania.

Por ndërkohë, për këtë ndihmë ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka theksuar se aleatët gjithmonë njëri- tjetrin në raste nevoje.

”SHBA i dorëzoi më shumë # kuti provash COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë nxjerrëse të automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”- shkruan Yuri Kim.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com