• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/Sa e ndihmoi politika panikun në Shqipëri

by Ben Andoni
12/03/2020 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ajo që e bashkon botën në këtë ngjarje gati të paprecedentë në histori përballë koronovirusit është e ngjashme. E para, indiferenca kur ajo u identifikua në Kinë dhe e dyta që masën më të madhe të mbulimit e ka marrë shfrytëzimi i saj politik. Ose më thjeshtë nga rasti amerikan, ku gjërat reflektohen direkt: Në më të shumtën e rasteve mbulimi i koronavirusit ka qenë i lidhur me prononcimet dhe qëndrimet e presidentit Donald Trump duke e sugjeruar globalisht se shpërthimi i COVID-19 ngjante me një histori politike dhe ekonomike – duke na dhënë një dozë paniku në proces – në vend të një emergjence shëndetësore publike që kërkonte raportim klinik të kujdesshëm dhe ndihmës, shkruan Kalev Leetaru, studiues në George Washington University Center për Cyber & Homeland Security. 

Dhe, rasti më i prekshëm në argumentin tonë është Shqipëria. Vendi ynë, jo thjesht prej lidhjes tradicionale me Italinë, por edhe për masën e madhe të shqiptarëve që jetojnë atje, shtuar me marrëdhëniet ekonomike, do të ishte në hartën e Covid-19, pasi Italia është vendi europian më i prekur. Por, shqetësimi në vend nuk ishte masa që po merrte përhapja e sëmundjes në Itali, por lufta politike dhe shfrytëzimi i saj nga opozita kundër Pozitës dhe kritikat e kësaj të fundit ndaj zërave opozitarë.

Duke sjellë në vëmendje studiuesin e cituar e lartpërmendur, që është mbështetur në motorin e kërkimit Google për koronavirusin përmes mbulimit të lajmeve në mbarë botën në 65 gjuhë duke përdorur të dhëna nga Projekti GDELT, e duke iu referuar mediave kryesore: Pavarësisht se koronavirusi u përhap me shpejtësi në Kinë në fillim të këtij viti, interesi i mediave dhe kërkimit mbeti pothuajse joekzistent deri rreth 21 janarit, kur u raportua rasti i parë në tokën e SHBA. Kjo është e ngjashme me shpërthimin e Ebolës në vitin 2014, i cili gjithashtu mori pak mbulim mediatik derisa arriti në Shtetet e Bashkuara. Vëmendja është rritur ndjeshëm që nga 21 shkurt ndërsa përhapja globale e virusit u shpejtua, kurse në Shqipëri kjo do të ndodhte ditë e ditë më vonë, paçka apeleve të individëve të ndryshëm dhe sidomos apelit të parë që vinte nga Kina të ambasadorit tonë.

Qeveria shqiptare përpjekjen më të madhe nuk e ka pasur me profilaksinë ndaj koronavirusit dhe lajmet për të sesa me kritikat e gjata për paaftësinë e saj dhe mungesën e predispozitës për të filluar masat e duhura mbrojtëse. Megjithë masat e marra në kohë reale, prej saj, kur u shfaqën shqetësimet kryesore, ajo është përballur me një anatemë të përgjithshme politike të krahëve të ndryshëm. Kritikat kanë qenë të lidhura me mungesën e infrastrukturës së nevojshme për të përballuar, maskat që nuk përmbushnin kushtet dhe shfrytëzimin e saj për interesa dhe sidomos akuzat. As më shumë e as më pak, me këtë janë përballur të gjitha qeveritë ndërkombëtare, përfshirë edhe Italinë. Është e vërtetë që mungon një studim shqiptar i paraqitjes së shqetësimit të koronavirusit, por është e mundur që kur i gjithë ky makth të mbarojë do të bëhet një i tillë për të parë në të vërtetë sesa të manipuluar jemi dhe rolin e politikës për të fituar kreditë me apelimet e frikshme por edhe fryrjen e rasteve negative, në vend të apelimit pozitiv.

Dhe sërish shkojmë me median amerikane,  që e ka fiksuar në shumë raste përhapjen e sëmundjes në Sh.B.A me përgjigjen e duhur të administratës së presidentit Trump. Lajmet televizive, në botë, nuk i kushtuan vëmendje serioze virusit deri në 24 shkurt, kurse më vonë ato u intensifikuan duke na e servirur panikun fare pranë. Teksa në Shqipëri u deshën ditë derisa të zbuloheshin rastet e para për ta treguar këtë realitet. “Që nga 25 shkurt, Donald Trump është përmendur në raportin nga një çerek deri në një të tretën e mbulimit të lajmeve amerikane të virusit, duke reflektuar aksionet për presidencën e tij. Në nivel global, një e katërta e mbulimit të lajmeve ekonomike përmend koronavirusin në një farë mënyre, duke reflektuar ndikimin e të madh në ekonominë botërore”, shkruan Leetaru.

Kjo të sjell ndërmend politikën dhe përpjekjen bajate, që sot ajo bën për të fituar në çdo mënyrë dhe masë, madje edhe mbi vdekjen, thjesht për të zgjatur dominimin, që tashmë është bërë përpjekje e përbotshme e saj, paçka rendit ekonomiko-shoqëror që përfaqëson dhe nivelit të demokracisë. Çdo gjë sot është politikë, paçka se kalohet mbi viktima dhe mbi panik. Dhe, Shqipëria këtë qytetari ndërkombëtare e ka fituar me këtë klasë politike që ka.

(Javanews)

Next Post
Prej Koronavirusit më shumë njerëz do të falimentojnë, se sa do të vdesin!

Prej Koronavirusit më shumë njerëz do të falimentojnë, se sa do të vdesin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In