
“Ardhja e vaksinave është një lajm i mirë”, tha Michael Ryan, kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore, në një konferencë shtypi, duke theksuar se është e nevojshme të shpjegohen më mirë përfitimet nga vaksinat, sesa të bëhet i detyrueshëm vaksinimi.
Nga ana e tij, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje vendeve që planifikojnë të marrin vaksinat në javët dhe muajt e ardhshëm, që të vaksinojnë në përparësi ata që kanë më shumë nevojë, sepse fillimisht numri i vaksinave do të jetë i kufizuar.