• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

COVID-19/ Qeveria e Kosovës merr vendime drastike: Maska e detyrueshme për institucionet e bizneset, reduktim i punonjësve nëpër zyra

by Ardit Rada
01/07/2020 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti, ditë më parë kishte paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së qeverisë, administrata duhet të reduktojë numrin e punonjësve, duke bërë që nga zyret të punojë vetëm stafi esencial.

Mbajtja e maskave, distanca fizike dhe higjiena personale janë obligative, si në institucionet shtetërore, ashtu dhe në bizneset private, njoftoi ministri Zemaj, duke shtuar se inspektoratet sanitare dhe ato komunale, duhet të mbikëqyrin respektimin e masave.

Po ashtu, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe po ashtu në ceremonitë mortore duhet të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjarë.

Këto janë edhe disa masa tjera te miratuara sot nga qeveria kundër Covid-19:

Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia. Përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

Të mbyllen zyret apo njësitë në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive.
Për personat që kanë pasur kontakt personi që tashmë është i konfirmuar me Covid-19 zbatohen protokollet në fuqi.
Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhen të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.
Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë: ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre.

Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbikëqyren nga shtabet komunale, inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit.

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Në mënyrë strike të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në ambiente të mbyllura.
Inspektoret sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë Ligjin për inspektorate dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të moszbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.
Punëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit në përdorimin e masave mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, pacientëve dhetë gjithë qytetarëve të vendit

Bartja e maskave të jetë obligative. Punonjësit, ashtu edhe palët të mbajnë maskë, të respektohet distanca prej 2 metrash në pritje në radhë, me mundësi të pritjes në ambient të jashtëm sipas manualit për luftimin e Covid-19.
Kontroll rigoroz i mbartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

Bartje e obliguar e maskës në transportin publik, taksive, si të punonjësve ashtu edhe të udhëtarëve. Të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve dhe dezinfektimi i automjeteve së paku dy herë në ditë.
Ndërprerja e aktiviteteve në sektorin e institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjike.
Bartja e obligueshme e maskave nga policët.

Ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore. Lejohet vetëm një person sipas nevojës.

Reduktimi i operacioneve efektive në institucioneve shëndetësore.

Ndalohet grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
Në veçanti, veprimtaritë tregtare, marketet, furrat, barnatoret dhe gastronomia, janë të obliguar të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

Ceremonitë mortore të organizohet vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimin i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 51 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar./REL/

/e.rr

Next Post
Austria nuk i bindet BE: Karantinim 14 ditorë për shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshihen edhe shqiptarët

Austria nuk i bindet BE: Karantinim 14 ditorë për shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshihen edhe shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In