• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID-19/Pse e ndihmojmë Shqipërinë dhe Ballkanin!

by Java News
26/05/2020 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karol BACHURA*

Sot  është nisur nga Varshava konvoji me ndihmën polake për vendet e Ballkkanit Perëndimor- Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Mali Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Ndihma polake përmban  më shumë se 60 mijë litra dezinfektues sipërfaqesh dhe duarsh si dhe 600 mijë maska kirurgjikale (gjithsej gati 70 ton mall),  çka është e destinuar për spitalet dhe personat që e kanë më të nevojshme në rajon. Ndihma po përcillet nga një konvoj trajlerash nga Shërbimi Zjarrfikës Polak, i cili ka qenë në Shqipëri edhe në dhjetor 2019 me ndihma për të prekurit nga tërmeti i nëntorit.

Ndihma në fjalë u përgjigjet nevojave të ngutshme të shteteve pritëse,  të shpallura midis të tjerash në kuadër të  Qendrës Euroatlantike të Reagimit për Situatat e Katastrofave (EADRCC) të NATO-s (në rastin e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut).

Përcjellja e ndihmës është një shprehje simbolike e solidarititet ndërkombëtar të Polonisë në kontekstin e luftës kundër pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj negative socialo-ekonomike.  Qysh me fillimin e pandemisë Polonia ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar.  Detyrimi ynë moral është  demonstrimi i solidaritetit dhe  ndihma për të tjerët në  kohë të vështira. Më herët Polonia  u ka dhënë ndihmë në kontekstin e luftës kundër pandemisë së COVID-19 mes të tjerëve Italisë, Spanjës, vendeve të Partneritetit Lindor, para së gjithash Bjellorusisë dhe Ukrainës. Janë planifikuar njëkohësisht edhe  veprime të mëtejme ndihmëse.  Detyrimi moral në 100 vjetorin e lindjes së Papës Gjon Pali II dhe në shenjë solidariteti me 40 vjetorin e kriojimit të Sindikatave të Pavarura Solidarnost, që soillën shem bjen e regjimit komunist në Poloni, shkon dorë për dore me këtë ndihmë për popullin shqiptar.

Pandeminë e koronavirusit po e shoqëron një intesifikim i  sulmeve kibernetike dhe   fushatave dezinformuese nga ana e shteteve të treta. Po dalin  shumë narrativa false që kanë të bëjnë gjoja me paaftësinë e shteteve dhe institucioneve të veçanta për të manaxhuar krizën dhe që cënojnë solidaritetin e Perëndimit, kryesisht NATO-s dhe BE-së. Shumica e tyre  është transmetuar përmes kanaleve pro-Kremlin e më pas jënë amplifikuar shpesh nga  mediume ndërkombëtare të pandjeshme ndaj së vërtetës. Në etapat fillestare të pandemisë edhe Polonia ra viktimë e  dezinformimit dhe ishte e shtrënguar t’i korrigjonte informacionet e pavërteta mbi, midis të tjerash, gjasme konfiskimin  nga shërbimi doganor polak i  mjeteve të mbrojtjes personale të blera nga shtete të tjera. Kundërshtimi i efektshëm i këtyre aksioneve kërkon  bashkëpunim të ngushtë të shteteve aleate në kuadër të NATO-s si dhe vendeve anëtare të BE-së. Në rastin e Ballkkanit Perëndimor, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare janë pa asnjë diskutim dhuruesit më të mëdhenj të ndihmës, qoftë edhe në kontekstin e pandemisë së COVID-19, pavarësisht  ndonjëherë narrativave të lançuara nga vende të treta.

 

Ndihma humanitare polake për vendet e Ballkanit Perëndimor konfirmon rëndësinë që Polonia u kushton  marrëdhënieve miqësore me shtetet e rajonit, të cilat vitet e fundit kanë njohur intesifikim të mëtejshëm. Polonia mbështet aktivisht dhe me konsekuencë shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit europian. Kjo i përket si sferës politike (Polonia është një ndër  flamurtarët aktivë të politikës së zgjerimit në forumet e BE_së), ashtu edhe  ndarjes me vendet e rajonit të përvojave nga periudha e  negociatave të anëtarësimit në BE (përmendim këtu konferencat dypalëshe- me Tiranën. Beogradin, Shkupin).

Vitin e shkuar Polonia kryesoi  Procesin e Berlinit- këtë iniciativë që mbështet  integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në kuadër të  kryesimit polak, pikë kulmore e të cilit ishte Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan në korrik2019, u organizuan më shumë se 100 evente në Poloni dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse Polonia dha 1,5 mln euro  për zhivllimin e infrastrukturës në rajon.

Simbol i solidaritetit polak me shtetet e rajonit  ka qenë gjithashtu  deklarimi nga Polonia i mbështetjes së rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të vitit të kaluar me 2,7 mln euro. Këto mjete do të destinohen për qëllime që do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të  qëndrueshmërisë së strukturave shtetërore për situata krizash, përfshirë edhe fatkeqësitë natyrore.

Ne veprojmë po ashtu edhe në të mirë të rritjes së aftësisë së administratës së shteteve të Ballkanit Perëndimor (veç të tjerash përmes organizimit prej vitit 2015 të “Akademisë së zgjerimit” për nëpunësit  nga vendet e Ballkanit Perëndimor, apo përmes pjesëmarrjes së subjeketeve polake në projektet twining në rajon – deri më sot janë finalizuar 13 projekte të tilla  me pjesëmarrjen polake, ndrësa dy janë ende në zhvillim e sipër: me ARSH me pjsëmarrjen e një ekipi ekspertësh polakë, i cili synon përmirësimin e manaxhimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Pas suksesit të projektit twining me KLSH, mbyllur në vitin 2019, me objekt “Rritja e kapaciteteve të auditimit të jashtëm”, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit të Polonisë (NIK) ishte partner lider, po kjo strukturë polake është duke realizuar një projekt të ngjashëm në Kosovë me objekt  “Forcimi i mëtejshëm i impaktit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Jashtë vëmendjes së veprimeve tona nuk është lënë as rinia. Prej vitit 2017, në bashkëpunim me fondacionin “Krzyżowa”/Kreisau foundation (Stiftung Kreisau für Europäïsche Verständigung) për Mirëkuptimin Europian dhe me Ambasadën  e Republikës Federale Gjermane në Varshavë, por edhe me pjesëmarrjen e Përfaqësisë së Komisionit Europian, Ministria e Punëve të Jashtme  të Polonisë organizon çdo vit seminarin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Polonisë dhe Gjermanisë me temë “Kujtesë, mirëkuptim, e ardhme”. Në kuadër të  kryesimit polak të  Procesit të Berlinit vendet e Ballkanit Perëndimor u përfshinë në ofertën e bursave të Qeverisë së Republikës së Polonisë në kuadër të të ashtuquajturit  Programi Banach (bëhet fjalë për ofertën e kryerjes së studimeve stacionare në Poloni në degët inxhinjierike-teknike, agrare si dhe shkencave ekzakte dhe të natyrës, kemi financuar njëkohësisht 6 bursa në Kolegjin Europian në Natolin (nga një për secilin vend të Ballkanit Perëndimor). 

Polonia merr pjesë aktive në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, përmes kontigjenteve Ushatarake Polake në kuadër të KFOR në Kosovë  si dhe operacioneve ERUFOR/ALTHEA në Bosnje Hercegovinë, përmes shërbimit  të njësive të Policisë Speciale Polake  në kuadër të EULEX në Kosovë, apo në mbështetje të  Policisë Kufitare të Maqedonisë së Veriut ( në vitin 2019 u organizuan  12 misione ku në secilin u angazhuan  30 funksionarë të Policisë Kufitare bashkë me dhurim pajisjesh. Kemi mbështetur gjithashtu  financiarisht programe që kanë për qëllim  luftën  kundër trafikut ilegal të armëve, apo luftën kundër korrupsionit në rajon. Policia Kufitare Polake, po përmbush në Shqipëri, si pjesë e agjencisë FRONTEX, misionin me objekt “Aktivitete Operacionale Fleksibël në Ballkanin Perëndimor”. Ushtarët  polakë, krah për krah me forecat e armatosura shqiptare, shërbejnë në misionet e NATO-s në Lituani, Afganistan dhe Kosovë.

 

Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor do të jenë një ndër elementët thelbësorë të presidencës polake të Grupit të Vishegradit që nis më 1 korrik 2020. Politika e zgjerimit të BE-së si dhe mbështetja për transformimin  politik, ekonomik dhe social të rajonit duhet të mbeten prioritet strategjik i BE-së, pavarësisht pandemisë së COVID-19. Ne presim prezantimin nga Komisioni Europian në vjeshtën e këtij viti të “Planit të rimëkëmbjes ekonomiko-investuese të  për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

 

*Ambasadori polak ne Shqiperi

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 27 Maj 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superjahti 500 milionë euro i aleatit të Putinit lundron nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës

Superjahti 500 milionë euro i aleatit të Putinit lundron nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës

April 28, 2026
Eksperti i kriminalistikës: Aplikacioni që “spiunon” policët rrugorë, zbulon ku ndodhen radarët dhe patrullat në gjithë Shqipërinë dhe…  !

“Mbi 306 familje të ngujuara në Lezhë”/ Vrasja e çiftit, Karamuço: Dyshohet se autorët janë…

April 28, 2026
“GJKKO si hotel me 5 yje”, Manjani ‘shpërthen’ ndaj Dados: T’i fusim edhe prokurorët në kafaz dhe ta bëjmë me 7…

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Manjani ‘shpërthen’ ndaj Dados: T’i fusim edhe prokurorët në kafaz dhe ta bëjmë me 7…

April 28, 2026
SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”

SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”

April 28, 2026
TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

April 28, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

April 28, 2026
Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

April 28, 2026
Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

April 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Parashikimi i shenjave nga Jorgo Pulla. Ndryshime, mundësi dhe vendime të rëndësishme

April 28, 2026
Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In