Covid-19/Pritet prodhimi i 400 milionë dozave në Argjentinë

Një firmë argjentinase që po punon për prodhimin e 400 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 nën kujdesin e kompanisë AstraZeneca, deklaroi se do të fillojë transportin e substancave aktive të produktit në Meksikë për të përfunduar të gjithë ciklin e vaksinës. Drejtori i firmës farmaceutike mAbxience, tha se parashikon që produkti i përfunduar mund të shpërndahej në Amerikën Latine midis prillit dhe majit të vitit të ardhshëm. Sipas tij, vaksina do të kushtojë deri në 3 dollarë amerikanë.

Në fillim të javës, qeveria e Argjentinës tha se kishte rënë dakord të prodhonte me kompaninë e dytë farmaceutike në botë AstraZeneca, vaksinën kundër virusit, e cila po zhvillohet aktualisht në universitetin e Oksfordit. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i AstraZeneca në Meksikë deklaroi në një konferencë për mediat se zhvillimi i vaksinës ndodhet tashmë në fazën e tretë dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë mes fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit të këtij viti. Pas kësaj, kompania do të kërkojë aprovimet e qeverisë.

Njoftimet për prodhimin e një vaksine potenciale në Argjentinë dhe Meksikë ka rritur shpresat në Amerikën Latine, e cila regjistron afro një të tretën e vdek jeve dhe rasteve të infektimeve në nivel global, ndërsa vijon të jetë një nga pikat më të nxehta të COVID-19.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com