• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Covid-19 po rrënon shqiptarët/ Miliona lekë për t’u kuruar në shtëpi, barnat që shiten kontrabandë

by Java News
11/01/2021 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të rinj për asimptomatikët, të cilët mund të konsumojnë vitamina, deri në mijëra euro për ata që e kalojnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndoshta u duhet dhe trajtim jashtë vendit.

 Po sa ju kushton xhepave të shqiptarëve kurimi i koronavirusit në shtëpi?

Fiksi Fare bëri një vëzhgim në disa farmaci të kryeqytetit lidhur me disa receta që mjekët u kishin dhënë pacientëve me covid me shenja jo të lehta dhe që  trajtoheshin në shtëpi.  Ilaçet ishin të shtrenjta dhe nuk hynin as në listën e barnave të rimbursueshme nga shteti, ose ato që rimbursoheshin ishin në çmime të pallogaritshme për tatalin përfundimtarë të recetës.

Si një virus i panjohur  edhe shtete të ndryshme kanë protokolle të ndryshme kurimi për të, të cilat edhe mjekë të ndryshëm në vendin tonë kanë përkrahur dhe sugjerojnë mjekime të ndryshme. Fiksi  në bazë të recetave të dhëna nga mjekët gjetën edhe antiviral si favira apo remdesivir që shiten kontrabandë nëpër farmaci .  Çmimi i tyre shkon nga 100 deri në 1200 euro.

Por ky ilaç sipas autoriteteve është kontrabandë dhe nuk duhet të përdoret nga të sëmurët,  gjë të cilën e pohuan edhe  farmacistët. Këto ilaçe nuk ju lejohet t’i mbajnë, por që sërish i shesin në mënyrë kontrabandë. Madje ata ju pohojnë bashkëpunëtorëve të Fiksit se mund t’i ndihmojnë edhe  me numra telefonash të infermierëve të cilët ju ofrojnë shërbim në shtëpi për të bërë injeksione, pasi në recetat e mjekëve jepen edhe antibiotikë që duhet të injektohen në vena apo muskuj. Çmimi varion edhe për shërbimin në shtëpi nga 30 mijë lekë të vjetra deri në 50 euro.

Fiksi telefonon një prej infermiereve numrin e të cilës ia dhanë në një prej farmacive. Në bisedë infermierja kërkon 30 mijë lekë të vjetra për të bërë injeksionin në shtëpi, pa harruar të shtoj se ky është çmimi më i ulët në treg në krahasim me sa lekë marrin kolegët e saj.

Fiks Fare   iu drejtua edhe Urdhrit të Farmacistit, ku presidentja Diana Toma thotë se në të tilla raste rregullator duhet të jetë shteti.  Nëse një farmacist jep ilaçet me çmim dhe pullë në bazë të recetës së lëshuar nga mjeku, nuk përbën asnjë shkelje sipas znj. Toma.  Përsa i përket  medikamentit Remdesevirin  presidentja e urdhrit  shpjegon se përveçse ky antibiotik ka qenë për përdorim spitalor është edhe për shitje në farmaci.  Për antiviralin Favira ajo shton se shteti duhet ta ligjërojë derisa mjeku e jep në recetë dhe në këtë mënyrë farmacistët apo edhe pacientët nuk do e kenë të nevojshme ta marrin në rrugë jo të ligjshme.

Për rastet e gjetura nga Fiks Fare, një pacient që e kalon covidin jo me shenja të lehta dhe kurohet në shtëpi duhet të paguajë:

antibiotikët, antikoagulantët  dhe vitamina  rreth  20 mijë lekë

+ 2 kuti antiviralë Favipiravir 24 mijë lekë

+ një kurë Remsedivir 360 mijë lekë

+shërbimi i infermieres në shtëpi për 5 ditë , 15 mijë lekë

Në total një pacient vetëm për mjekim harxhon 419 mijë lekeë të reja

Në këtë shumë nuk janë përfshirë ekzaminimet si analizë PCR, analizat paketë kontroll covidi, skanerin, të cilat nëse nuk i bën në privat , duhet të presësh planifikimin në shtet,ndërkohë që covidi përparon dhe pacienti rrezikon jetën nëse nuk merr mjekimin në kohën e duhur .

Duke llogaritur me çmimet më të ulëta, këto analiza dhe ekzaminime kushtojnë rreth 50 mijë lekë të reja. Pra për një pacient kurimi në shtëpi kushton rreth 470 mijë lekë të reja,pa llogaritur qiranë për aparatin e oksigjenit.

Next Post
Panariti kundër Berishës për masakrën urbane: Edhe Enveri e ndalonte me ligj banimin rreth hidrocentraleve

Panariti kundër Berishës për masakrën urbane: Edhe Enveri e ndalonte me ligj banimin rreth hidrocentraleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com