Një fasoneri është mbyllur në qytetin e Pogradecit, pasi disa punonjëse kanë rezultuar me COVID-19.
Nga fasoneria janë testuar pozitive tre punonjëse, por mbyllja e saj është bërë për të mos lejuar përhapjen e virusit.
Po ashtu në Pogradec janë infektuar edhe dy infermiere, si dhe një nxënës.
Nxënësi nuk është lejuar të shkojë në shkollë dhe është karantinuar në shtëpi.
g.kosovari