Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se nga 1, 045 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sot janë shëruar 28 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.
Në total numri i rasteve aktive është 484.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.