• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19 na fali mjekët dhe na hoqi lakuriqësitë dhe mbroçkullat

by Ben Andoni
17/03/2020 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përballë qeverisë Rama tashmë është një nga sfidat më të mëdha për të cilat në të ardhmen do të gjykohet më shumë nga përballja me Covid-19, sesa nga problematika e madhe e vendit dhe pasojat e tërmetit, që tashmë është harruar. Shqipëria vërtetë që mund t’i hapen negociatat, por ekonomisë dhe zhvillimit të saj do t’i duhen kohë e kohë, ashtu si asaj evropiane, të rifutet në hullitë e duhura.

Nëse do të marrim për bazë atë që thotë The Economist, që përballja e politikanëve me Covid-19 është e diktuar nga tre faktorë, atëherë do të na duhet t’i kujtojmë më parë ato, për ta menduar vetë se ku gjendet realisht vendi ynë me sistemin e vet ekonomiko-shoqëror. Organi i njohur përmend se i pari lidhet me qëndrimin ndaj pasigurisë, ku shembujt më të mirë janë Kina me karantinën gati brutale dhe Italia me masat drastike të izolimit (nga e cila besohet se kemi marrë pacientin “0”); i dyti me modelin e sistemit dhe mobilizimin e tij, ajo që na ofron Britania përballë SHBA-së që i beson privatit dhe i treti, modeli i Iranit, që besohet se ka mbuluar shifrën e saktë për hir të autoritetit dhe administrimit të frikës. Ashtu si po bëjnë dhe një sërë vendesh, mes tyre dhe Rusia që ka një kufi aq të gjerë me Kinën.

Shqipërisë i ka shkuar më shumë masa e parë dhe sot askush nuk mund ta gjykojë më qeverinë Rama, veç retorikës mikse shpesh të lodhshme e patakt të kryeministrit, pasi të gjithë po presin që kurba shqiptare e Covid-19 të marrë formën e saj. Ndërkohë, që lloj-lloj specialistësh ofrojnë skenarë, krahasojnë etj., dhe madje edhe parashikojnë. Të vetëm, në luftën e tyre të paprecedentë, kanë mbetur mjekët.

A është i mirë vallë sistemi ynë shëndetësor? Kuptohet se edhe pse i lavdëruar tashmë nga njerëzit i PIAR-it të saj, ai mbart probleme. I pari dhe nga të gjitha është ajo e mungesave të personelit; njësoj mungesat logjistike; nga përballja e mjekëve të sotëm me një pandemi të panjohur; vetë kushtet e Spitalit Infektivit (ka qenë më i mirë, shprehet dikush që e njeh si strukturë, në kohën kur e ndërtuan çekët dekada më parë), që kurrë nuk ka pasur këtë luftë; solidariteti dhe masat.

Mjekët, figurat më të anatemuara deri më sot pas gjykatësve, janë kthyer sakaq si figurat më të respektuara në vend. Ka një provë që ndoshta është e tepërt ta përmendësh sepse është pak e pasens, por që ia tregon si pakkush vlerën. Dikur (vetëm 7 ditë më parë), klikimet kryesore në portale i merrnin horoskopët dhe shprehjet e lakuriqësisë së vajzave, kurse sot prononcimet e mjekëve dhe lajmet pozitive nga bota për Covid-19, kuptohet pa harruar lajmet e skenarëve panik-mëdha të virusit, që kolegë të etur për klikime dhe publiku në përgjithësi i gjen me qiri dhe i përhap.

Dhe, mes kësaj zallamahie, po të ishte e denjë kjo fjalë, të shkon ndërmend jeta e ndryshuar krejtësisht në familjet e doktorëve që po përballen me Covid-19. Askush nuk kujtohet për ta, që veç rrezikut të afërt që presin njëherë në 24 orë (doktorët e infektivit punojnë 24 orë dhe pushojnë për t’u lenë turn kolegëve dhe anasjelltas) të afërmit e strapacuar nga lodhja dhe me shqetësimin e infektimit, por edhe atë të boshllëkut që të indukton kjo kohë. Dhe, për këtë, mjekët nuk kanë ku të ankohen. Qoftë ata shqiptarë, qoftë kolegët në Kinë e Itali, Britani e SHBA e Gjermani, Francë, apo Iran e kudo. Ata i janë bindur jo thjesht urdhrit të Hipokratit, por respektit për qenien humane. A do mundej dot një Task-forcë që t’i asistonte, ashtu si duhet të asistojë të varfërit e këtij vendi, që pas tërmetit po përballen me një sfidë gati të çmendur, të cilën po ua përball koha! Këtë askush nuk e thotë dot. U duhet ta përballin vetë dhe këtë sfidë. Është viti 2020 dhe koha kur njerëzit harruan lakuriqësinë e vajzave pa profesione dhe horoskopët plot para. (Javanews)

Next Post
I shërbyen 61-vjeçares me koronavirus, vetëkarantinohet personeli mjekësor në Fier

Dalin analizat për 17 mjekët e dyshuar me koronavirus në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 21-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In